TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shpërthen motori i një skafi në Himarë, pësojnë djegie 4 persona

by teve1
2 muaj ago
0
A A
Shpërthen motori i një skafi në Himarë, pësojnë djegie 4 persona

Katër persona kanë pësuar djegie në trup si pasojë e një shpërthimi të ndodhur mbrëmjen e sotme në Porto Palermo, Himarë, ku dyshohet se një rrjedhje benzine ka shkaktuar përfshirjen në flakë të motorit të një skafi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, në momentin kur personat po punonin për riparimin e motorit.

Në rrethana ende të paqarta, motori është përfshirë nga flakët dhe më pas ka ndodhur shpërthimi, duke shkaktuar dëmtime tek katër persona që ndodheshin pranë mjetit.

Të lënduar kanë mbetur M.M., 25 vjeç, A.D., 18 vjeç, X.I., 40 vjeç dhe A.Q., 38 vjeç.

Dy prej tyre kanë pësuar djegie të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe, për shkak të gjendjes së rëndë, janë nisur drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Dy personat e tjerë raportohet se kanë pësuar dëmtime më të lehta dhe ndodhen në gjendje më të stabilizuar.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur shërbimet përkatëse, të cilat kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë bërë të mundur transportimin e të dëmtuarve për në spital.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë: “Rreth orës 19:20, në Qendrën Shëndetësore Himarë janë paraqitur për ndihmë mjekësore 4 shtetas me djegie në pjesë të ndryshme të trupit. Nga verifikimet paraprake dyshohet se, gjatë riparimit të motorit të një skafi në Porto Palermo, shtetasit XH.I, 40 vjeç, A.O, 38 vjeç, M.M, 25 vjeç, A.D, 18 vjeç, kanë pësuar djegie si pasojë e rënies në kontakt me lëndën djegëse benzinë. Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”/RTSH

ShareTweet

Postime të ngjashme

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit

Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE

Më 13 tetor, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, pritet mbyllja e Kapitullit 20

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

Arrestohet 28-vjeçari në Shkodër, dyshohet se shiste kanabis pranë shkollave

​36 vjet nga bashkimi i Gjermanisë

​36 vjet nga bashkimi i Gjermanisë

Karabinierët italianë patrullojnë në Mitrovicë, KFOR: Për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë

Karabinierët italianë patrullojnë në Mitrovicë, KFOR: Për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë

“Dardanët” mbyllin përgatitjet në “Fadil Vokrri”, gati pët Austrinë

“Dardanët” mbyllin përgatitjet në “Fadil Vokrri”, gati pët Austrinë

​“Jo në emrin tim”- deputetëve: Seancë të jashtëzakonshme, Ligji për Specialen të shqyrtohet në Kuvend

​“Jo në emrin tim”- deputetëve: Seancë të jashtëzakonshme, Ligji për Specialen të shqyrtohet në Kuvend

Kurti takon Hamzën në Qeveri

Kurti takon Hamzën në Qeveri

Shqipëria me 10 futbollistë pëson humbje nga Finlanda

Shqipëria me 10 futbollistë pëson humbje nga Finlanda

Kurti takohet me Abdixhikun

Kurti takohet me Abdixhikun

Hamza: Partia fituese t’i kryej detyrat e veta, s’ka pengesa për konstituimin e Kuvendit

Hamza: Duhet të aprovohet ligji për Specialen dhe vendi duhet të bëhet me president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën