Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën në Jarinje një të dyshuar për falsifikim të dokumenteve.
Sipas njoftimit me urdhër të Prokurorit kujdestar është kryer edhe një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit I.S(1985), në Leposaviq.
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 45 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe disa pjesë të uniformës. Ndërsa në cilësinë e provave materiale për rastin ‘’Falsifikim i dokumenteve’’ është sekuestruar një telefon personal, i tipit REDMI 5G”, thuhet në njoftim.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë./teve1.info/







