TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nga komunat te shteti: Kush do t’i zotërojë pronat publike?

by teve1
1 orë ago
0
A A
Nga komunat te shteti: Kush do t’i zotërojë pronat publike?

Ndërtesat e komunave, shkollat, qendrat mjekësore, palestrat, tokat, malet dhe prona të tjera, që aktualisht janë në pronësi të komunave të Kosovës, mund të kalojnë në pronësi të shtetit nëse miratohen ndryshimet e propozuara në Ligjin për Pronën Publike.

Sipas një drafti fillestar të projektligjit, të siguruar nga Radio Evropa e Lirë (REL), Republika e Kosovës do të ishte titullarja e vetme e së drejtës së pronësisë mbi pronën publike, ndërsa institucionet qendrore, komunat, kryeqyteti dhe ndërmarrjet publike do të ushtronin të drejta të shfrytëzimit, menaxhimit dhe administrimit të saj.

Asociacioni i Komunave të Kosovës e konsideron këtë ndryshim si tendencë për centralizimin e pronës publike, dhe thotë se ai mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si komunat ushtrojnë të drejtat e tyre mbi pronën.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, thotë se një ndryshim i tillë do t’i cenonte kompetencat dhe të drejtat e komunave mbi pronën publike.

“Kjo do t’i zhvishte komunat nga çdo kompetencë dhe e drejtë e tyre”, thotë Totaj për REL-in.

Ndryshimet në Ligjin për Pronën Publike, i cili është miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2023, janë duke u trajtuar nga Ministria e Drejtësisë.

Ligji aktual parasheh se institucionet qendrore dhe komunat mund të jenë bartëse të së drejtës së pronësisë mbi pronën publike.

Por, sipas ndryshimeve që janë duke u përgatitur, prona publike trajtohet si pronë e Republikës së Kosovës.

Ministria e Drejtësisë nuk iu përgjigj interesimit të REL-it për të shpjeguar arsyet e ndryshimit të ligjit, dhe nuk e bëri publik draftin e projektligjit.

Megjithatë, Ministria konfirmoi se ka themeluar një grup punues për hartimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Pronën Publike.

Në bazë të draftit fillestar, të cilin e ka siguruar REL-i, ndryshime janë propozuar në disa nene të ligjit.

Çfarë ndryshon me projektligjin?

Ndryshimi kryesor lidhet me atë se kush konsiderohet pronar i pronës publike.

Ligji në fuqi e njeh mundësinë që prona publike të jetë e regjistruar në emër të njësive të vetëqeverisjes lokale. Projektligji i ri propozon që Republika e Kosovës të jetë titullare e vetme e së drejtës së pronësisë mbi pronën publike.

Kjo do të nënkuptonte se komunat nuk do të ishin më pronare të pronës publike që kanë aktualisht në pronësi, por do të ushtronin të drejta të shfrytëzimit, menaxhimit dhe administrimit të saj.

Ligji aktual për Pronën Publike.

Ndryshimet e propozuara në Ligjin për Pronën Publike.

Ndryshime të propozuara ka edhe në mënyrën e bartjes së pronësisë, dhënies me qira, shfrytëzimit dhe këmbimit të pronave.

Sipas ligjit aktual, me pronën publike në pronësi të Republikës së Kosovës administron Njësia për Administrimin e Pronës Publike, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Në projektligj parashihet që kjo njësi të zëvendësohet me Zyrën për Pronën Publike, e cila do të ishte përgjegjëse, ndër të tjera, për regjistrin e pronave publike.

Neni 25 i Ligjit aktual për Pronën Publike.

Ndryshimet e propozuara në nenin 25 të Ligjit për Pronën Publike.

Komunat kundërshtojnë centralizimin e pronës

Kryetari i Prizrenit, Totaj, paralajmëron se kalimi i pronësisë së pronave lokale te Republika e Kosovës do t’i kufizonte, sipas tij, komunat në zhvillimin ekonomik.

Ai thotë se komunat do të kishin më pak hapësirë për të vendosur vetë për dhënien me qira, këmbimin apo përdorimin e pronave për projekte lokale.

“Nëse nuk ka prona, pse duhet të ekzistojë komuna? Nuk do të mund të krijoheshin as të hyra vetjake”, thotë Totaj, duke theksuar se toka komunale është një nga instrumentet kryesore për zonat ekonomike, investimet dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Nëse do të dëshironim t’i jepnim një investitori tokë me qira, ne nuk do të mundeshim më të vendosnim si pronarë, do të duhej Qeveria të vendoste. Me këtë ligj do të prekej zhvillimi ekonomik”, shprehet ai.

Pikërisht për këtë çështje, të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës kanë kundërshtuar, në mënyrë unanime, çdo përpjekje që komunave t’u hiqet pronësia mbi pronat e tyre, thotë Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, në një prononcim për REL-in.

“Kjo qasje cenon autonominë lokale”, shprehet Ibrahimi, duke theksuar se ndryshimet e propozuara, sipas tij, bien ndesh edhe me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale dhe mund të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të komunave.

Ligji për Vetëqeverisjen Lokale ua njeh komunave të drejtën të posedojnë dhe të menaxhojnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe të shesin dhe të japin me qira pronën. Komunat, gjithashtu, mbajnë regjistrin e pronës që kanë në shfrytëzim dhe posedim.

Këtë e pohon edhe Bekim Salihu, analist i politikave në Institutin për Studime të Avancuara – GAP, në Prishtinë.

Ai thotë se komunat e Kosovës kanë kompetenca vetjake, të cilat u garantohen me ligjet përkatëse dhe me Kushtetutën e Kosovës.

Njëra nga këto kompetenca lidhet edhe me menaxhimin e pronës.

“Çfarëdo tendence për marrjen e kësaj të drejte cenon parimet ligjore dhe frymën e Kushtetutës së Kosovës”, thotë Salihu për REL-in.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk mund ta ndryshojë bazën ligjore pa u konsultuar fillimisht më komunat.

Çfarë mund të nënkuptojë ndryshimi për komunat?

Asociacioni i Komunave ka paralajmëruar disa pasoja që, sipas tij, mund të rrjedhin nga ndryshimet e propozuara.

Ndër to janë dobësimi i kontrollit të komunave mbi pronat që aktualisht i kanë në pronësi, kufizimi i mundësisë për përdorimin e tokës si instrument për zhvillim ekonomik lokal, rritja e pasigurisë për investitorët dhe vështirësitë e mundshme në këmbimin e pronave.

Salihu i sheh këto si probleme që mund të krijojnë pasoja zinxhirore.

“Nëse komuna do të kishte nevojë për ndërtimin e një shkolle në pronën komunale, me ndryshimet ligjore, pëlqimin do të duhej ta merrte nga titullari i pronës – në këtë rast, Qeveria e Kosovës”, shpjegon ai.

“Kjo është e papranueshme dhe joligjore”, vlerëson Salihu.

Ministria e Drejtësisë nuk ka shpjeguar deri më tani arsyet për ndryshimin e konceptit të pronësisë publike, ndërsa drafti i projektligjit ende nuk është publikuar zyrtarisht.

Ai është në fazën e hartimit dhe pritet t’i nënshtrohet konsultimit ndërinstitucional dhe publik.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kërkohet paraburgim për 18 vjeçarin e dyshuar për vrasjen e rreshterit Lika në Kaçanik

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj një të miture në Ferizaj

25 raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë javës së fundit në Kosovë

25 raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë javës së fundit në Kosovë

Policia dhe Prokuroria publikojnë pamje nga arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Policia dhe Prokuroria publikojnë pamje nga arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu” 

Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu” 

Policia e Shqipërisë krijon njësi të posaçme për hetimin e krimeve mjedisore

Policia e Shqipërisë krijon njësi të posaçme për hetimin e krimeve mjedisore

7 vatra aktive zjarri dhe 3 nën monitorim në Shqipëri, përmirësohet situata në disa zona

7 vatra aktive zjarri dhe 3 nën monitorim në Shqipëri, përmirësohet situata në disa zona

Emisioni “Ditari” 17.08.2026

Emisioni “Ditari” 17.08.2026

Kërkohet paraburgim për 18 vjeçarin e dyshuar për vrasjen e rreshterit Lika në Kaçanik

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj një të miture në Ferizaj

Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët që nga lufta SHBA-Izrael me Iranin

Irani dhe Omani dakordohen për tranzitin në Ngushticën e Hormuzit

25 raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë javës së fundit në Kosovë

25 raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë javës së fundit në Kosovë

Nga komunat te shteti: Kush do t’i zotërojë pronat publike?

Nga komunat te shteti: Kush do t’i zotërojë pronat publike?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën