Prokuroria themelore në Prishtinë ka bërë të ditur për Tëvë1 se ka filluar hetimet lidhur me vdekjen e punëtorit të KEK-ut Haxhi Gojnovci, pas plagëve që kishte marr në një aksident në vendin e punës.
Rasti nga Prokurori i shtetit është inicuar si “Hetim mbi vdekje”.
“Prokurori i shtetit ka inivuar rastin si “Hetim mbi Vdekje”. Prokurori i çeshtjes, ka autorizuar qe trupi i pa jete te dergohet ne institutitn e Mjeksise Ligjore. Nderkohe, Prokuroria themelore ne Prishtine eshte duke i nderrmare te gjitha veprimet e nevojshme hetimore per ndriçimin e plote te rrehtanave te ngjarjes”, thuhet ne përgjigjen e prokurorisë për Teve1.
Punëtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Haxhi (Selatin) Gojnovci, ka vdekur pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra në një aksident të rëndë në vendin e punës.
KEK-u ka njoftuar se Gojnovci ndërroi jetë të dielën, më 16 gusht, rreth orës 20:30, pas aksidentit që kishte ndodhur gjatë kryerjes së detyrave të punës në zonën e ekskavatorit.







