Kjo është vetura që të mërkurën e 12 gushtit rrezikoi jetën e familjes Hajdari.
E gjithë ngjarja ndodhi rreth ora 16:00 kur ata po udhëtonin në afërsi të Parkut Arkeologjik “Ulpiana” në Graçanicë.
Në një kthesë, një veturë tjetër doli nga shiriti i saj dhe kaloi në drejtim të tyre.
Ndonëse pa lëndime e dëme materiale, familja megjithatë mbeti e shqetësuar nga largimi i shoferes.
“Qysh kemi qenë duke vozitur zakonisht, një makinë ka qenë duke vozitur shpejt dhe shoferja gjatë kthimit në kthesë e hup kontrollin e makinës dhe nga shiriti i vetë kalon në shiritin tonë dhe e ka shume problem me e marr kontrollen. Për me ju shmang më të keqes na fatmirësisht kalojm jasht rrugës, kalojm ka pjesa e trotuarit mirëpo, edhe pasi ndodh kjo e ka vështirë me e marr kontrollen. Edhe thënë krejt kjo ajo as nuk ndalet”, thotë Blinera Hajdari –qytetare.
Pas ngjarjes, Blinera tregon se u interesua për rastin edhe të nesërmen.
Pasi që është interesuar për rrjedhën e ngjarjes, e aksidentuara thotë se, nga Stacioni Policor në Gjilan, është njoftuar se shoferja e veturës ishte dënuar vetëm me 100 euro gjobë.
Por, sipas saj, ky dënim është shumë i ulët për rrezikun që është shkaktuar.
“Ajo çka video dëshmon është që ka qenë shpejt, ka rrezikuar jetë dhe nuk është ndal. Ajo çka vido nuk dëshmon është fakti i përdorimit ose jo i telefonit . Kështu që të gjitha këto elemente dhe një dënim prej 50 eurosh mundet me u konsideru ma shumë si stimulim për raste të tilla, aksidente të shpeshta qysh po ndodhin se sa dënim”, thotë ajo.
Për këtë rast, Hajdari ka edhe një kërkesë që lidhet me mënyrën se si trajtohen raste të tilla.
“Unë nuk jam një njofëse e ligjit, as njohse e rregullave të trafikut mirëpo aksidenti nuk nënkupton veç një lëndim fizik ose material është edhe një traum që vjen përmes tij që ndoshta duhet të bëhet rishqytimi i këtyre termavedhe i dënimeve”, shprehet Hajdari.
Në lidhje më këtë rast televizioni ka kontaktuar edhe policisë së Kosovës port ë njejtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e kronikës.






