Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj ndaj të pandehurit S.LL për shkak veprës penale “Kanosja dhe Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”
Gjykata e vlerëson caktimin e masës së paraburgimit për këtë çështje penale, duke thënë se kjo masë është adekuate, pasi sipas Gjykatës ekziston rreziku që i pandehuri të lihet në liri.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit S.LL., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që, në rast se i pandehuri lihet në liri, ai të arratiset me qëllim të shmangies dhe fshehjes nga përgjegjësia penale, duke u bërë i paarritshëm për organet e drejtësisë. Një rrethanë e tillë do ta pamundësonte sigurimin e pranisë së tij dhe do të pengonte zhvillimin e rregullt dhe efikas të procedurës penale.Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./teve1.info/







