Policia e Kosovës raporton se një person i dyshuar për kryerjen e një grabitje, më datë 11.08.2026 në Prishtinë, është arrestuar.
“Falë veprimeve intensive hetimore të ndërmarra nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, është arritur identifikimi dhe arrestimi i personit të dyshuar, E.H., mashkull, 25 vjeç”, shkruhet në njoftimin e publikuar nga PK.
Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë
“Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, shkruhet ndër të tjera në njoftim.







