Lotët e gëzimi nuk mund t’i mbajnë.
E në këtë mënyrë po i presin të dashurit e tyre të cilët për 23 javë ishin në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
Krejt kjo për t’i kryer trajnimet e nevojshme para diplomimit si gardianë të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
“Shumë mirë krenar, ishalla i gëzojnë të tanë, jo vetëm djali i jem por krejt. Me kon i urët me kan i sinqertë qajo është më kryesorja”, tha familjari, Zukë Zeqiri.
Detyrën të cilën vetë e ushtroi para më shumë se tri dekadave, tani pritet ta bëje edhe djali i Petrit Nishevcit.
“Emocione të mira se edhe vetë kam qenë para 30 viteve gardian. Mesazhi më i mirë është vec me respektu rregullat qajo është më e mira”, theksoi Nishevci.
E të premten në Vushtrri, nuk diplomuan vetëm kadetët meshkuj.
Këtë sukses e arritën edhe iu bashkuan edhe dhjetëra vajza.
Momenti i shumëpritur edhe për vajzën e Bekim Gashit, Auritën.
“Shumë krenar që gjenerata 46-të e kryejti një sfidë gjashtë mujore dhe tash janë si oficer të Shërbimi Korrektues. Porosia ime si prind është që vajza ime të shërbejë në këtë shërbim dinjitetshëm dhe si obligim moral që ka ndaj shtetit të Kosovës”, tha Bekim Gashi.
Por këto 23 javë nuk ishin të lehta për këta kadetët e rinj.
“Jam shumë krenare me vetën që kam mujt më arritë këtë rrugëtim. E falënderoj familjen dhe komplet stafin e akademisë dhe institucione ku kemi mbajtur praktiken. Fillimi ka qenë pak i vështirë po me ndihmën e stafit ka qenë shumë lehtë”, deklaroi Learta Krasniqi.
Por, sakrifica në këto javë sipas kadetëve është ëndërr e cila këtë të premte u bë realitet.
“I vështirë nuk ka qenë aq se kemi pas përkushtim, por pasi kemi diplomua u kry në fund ja ka vlejt”, theksoi Learta.
“Jemi krenar që e kemi kry diplomimi, falënderoj të gjithë koleget, instruktorët shpresoj që do të përbahemi atyre rregullave sipas ligjit e dispozitave dhe shpresoj që do të na ec puna mbarë e mirë.
Ndryshe, në ceremoninë e diplomimit të së premtes, diplomuan 100 kadetë të ri, për të cilët u tha se do të garantojnë sigurinë, rendin dhe disiplinën në institucionet korrektuese”, deklaroi Shaban Bogujevci.



