TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kabashi-Ramaj: Kurti të mos i përdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet politik

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
Kabashi-Ramaj: Kurti të mos i përdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet politik

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj i ka bërë thirrje Albin Kurtit të mos i keqpërdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet në këtë situatë krize politike, të shkaktuar nga vetë ai.

Kabashi-Ramaj, në një konferencë për media, kritikoi ashpër Kurtin, i cili sot mori pjesë në ceremoninë së diplomimit të kadetëve të rinj të Shërbimit Korrektues, duke rikujtuar se ai dhe Ushtruesja e Detyrës së Presidentes po i ushtrojnë funksionet e tyre kundërligjshëm.

“Kemi një situatë të paprecedentë edhe në Presidencë, me pasoja të drejtpërdrejta për zinxhirin kushtetues të komandimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Personi që e mban pozitën e Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura e mban atë pozitë kundërligjshëm! Kjo nuk është normalitet. Kjo është krizë institucionale. Dhe pikërisht në këtë moment, Albin Kurti po përpiqet të prodhojë një fotografi të normalitetit. Sot e bëri këtë përmes ceremonisë së diplomimit të kadetëve të rinj të Shërbimit Korrektues. Doli para tyre. Para uniformave. Para kamerave. Dhe u tha: “Kosova ka nevojë për ju dhe pret shumë prej jush. Po, Kurti. Kosova ka nevojë për ta. Por mos i përdorni ata për të krijuar përshtypjen se gjithçka është normale në një shtet, institucionet e të cilit ju vetë po refuzoni t’i funksionalizoni. Mos e përdorni uniformën për të normalizuar krizën”, shtoi ajo.

Kabashi-Ramaj i bëri thirrje Kurtit dhe LVV-së që të shkojnë në Kuvend për ta mundësuar konstituimin e këtij institucioni, duke thënë se nuk mund të normalizohet shkelja e Kushtetutës me ceremoni dhe me keqpërdorim të uniformave të institucioneve të sigurisë.

“Nuk normalizohet shkelja e Kushtetutës me ceremoni. Nuk krijohet legjitimitet me fotografi. Dhe nuk mund të silleni si Kryeministër i një shteti që funksionon normalisht, ndërkohë që Kuvendi i Republikës së Kosovës pret të konstituohet. Nëse vërtet ju interesojnë institucionet dhe e ardhmja e këtij vendi, atëherë vendi ku duhet të jeni sot është Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ejani në Kuvend. Mundësoni konstituimin e tij. Lejoni krijimin e institucioneve legjitime dhe funksionale. Mjaft është mjaft. Mjaft me normalitet të inskenuar. Mjaft me përdorimin politik të institucioneve të sigurisë. Mjaft me propagandë e mashtrim”, tha ajo.

Ajo theksoi se policët kanë nevojë për sigurim shëndetësor, për sigurim jetësor, për paga, kushte, pajisje dhe dinjitet, për një shtet që kujdeset për familjet e tyre nëse humbin jetën duke i shërbyer Republikës.

“Sot dolët para Shërbimit Korrektues. Uniforma nuk është skenografi politike. Policia nuk është e Kurtit. Ushtria nuk është e Kurtit. Shërbimi Korrektues nuk është i Kurtit. Janë institucione të Republikës së Kosovës. Dhe respekti për këta njerëz nuk matet me fotografi e ceremoni. Matet me mënyrën se si i trajton shteti. Vetëm pak muaj më parë, ne kërkuam sigurim shëndetësor dhe jetësor për pjesëtarët e sektorit të sigurisë, përfshirë edhe Shërbimin Korrektues. E kërkuam më shumë se një herë. Dhe shumica juaj, Vetëvendosja, e refuzoi. Policëve tanë u kërkojmë ta rrezikojnë jetën për Kosovën, ndërsa pas një karriere në shërbim përballen me pensione rreth 150 euro”, tha ajo./teve1.info/

Tags: formimi i institucionevekonference per mediapdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Prishtinë

KRU “Prishtina” shkyç konsumatorët me borxhe deri në 3 mijë euro

KRU “Prishtina” shkyç konsumatorët me borxhe deri në 3 mijë euro

Basha ushtroi të drejtën e votës në Ferizaj, thirrje për dalje masive në zgjedhje

Basha: Nga 500 mijë në mbi 5 milionë euro, pezullohen zyrtarët e akuzuar për keqpërdorim në kontratën e urave

Rusia i jep mbështetje politike Vuçiqit, derisa Beogradi përplaset me BE-në

Rusia i jep mbështetje politike Vuçiqit, derisa Beogradi përplaset me BE-në

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Prishtinë

Ferran Torres pritet të udhëtojë në Paris për transferimin te PSG-ja

Ferran Torres pritet të udhëtojë në Paris për transferimin te PSG-ja

Ditari: 14.08.2026

Ditari: 14.08.2026

KRU “Prishtina” shkyç konsumatorët me borxhe deri në 3 mijë euro

KRU “Prishtina” shkyç konsumatorët me borxhe deri në 3 mijë euro

Basha ushtroi të drejtën e votës në Ferizaj, thirrje për dalje masive në zgjedhje

Basha: Nga 500 mijë në mbi 5 milionë euro, pezullohen zyrtarët e akuzuar për keqpërdorim në kontratën e urave

Rusia i jep mbështetje politike Vuçiqit, derisa Beogradi përplaset me BE-në

Rusia i jep mbështetje politike Vuçiqit, derisa Beogradi përplaset me BE-në

Suedia miraton uljen e përgjegjësisë penale në 14 vjeç

Suedia miraton uljen e përgjegjësisë penale në 14 vjeç

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën