Është gjendur pa shenja jete në banesën e tij një person në Lipjan.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Është raportuar se në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.







