Ushtria iraniane ka hedhur poshtë pretendimet e SHBA-së se anijet po kalojnë normalisht Ngushticën e Hormuzit, duke këmbëngulur se asnjë anije nuk mund të kalojë pa lejen e saj.
“Ngushtica e Hormuzit, si në të kaluarën, mbetet nën menaxhimin dhe kontrollin e plotë të Republikës Islamike të Iranit”, tha një zëdhënës i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya, sipas mediave shtetërore, të cituara nga Al Jazeera.
“Asnjë anije tregtare apo tanker nafte nuk mund dhe nuk do të ketë kalim të sigurt nëpër Ngushticë pa lejen dhe mbikëqyrjen e Forcave të Armatosura të fuqishme të Iranit.”











