TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zjarret dogjën 1.225 hektarë pyje në Shqipëri, Vlora më e dëmtuara

by teve1
2 orë ago
0
A A
Zjarret dogjën 1.225 hektarë pyje në Shqipëri, Vlora më e dëmtuara

Harta e zjarreve në pyje përgjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026, pa përfshirë muajin gusht, tregon se në të gjithë Shqipërinë janë prekur nga flakët 1,255 hektarë, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Qarku më i dëmtuar deri tani është Vlora, me 466 hektarë sipërfaqe të prekur nga zjarret.

Ndërsa në nivel kombëtar, korriku kryeson për sipërfaqen e përfshirë nga flakët, me 476 hektarë, i ndjekur nga marsi me 327 hektarë dhe prilli me 296 hektarë.

Mbyllja e verës po rezulton më sprovuese për Shqipërinë, e cila po përballet me zgjerimin e flakëve dhe vështirësitë në menaxhimin e zjarreve, duke sjellë një situatë të përsëritur si në gushtin e një viti më parë.

1,255 hektarë të prekur në 7 muaj

Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, sipërfaqet e prekura nga zjarret në pyje, për muajt janar-korrik 2026, janë:

Korrik: 476 ha
Qershor: 29 ha
Maj: 22 ha
Prill: 296 ha
Mars: 327 ha
Shkurt: 58 ha
Janar: 17 ha
Sipërfaqja totale e prekur nga flakët: 1,255 ha.

Vlora, qarku më i dëmtuar

Në Vlorë, situata paraqitet edhe më e rënduar.

Vetëm në muajin korrik janë prekur 309 hektarë, ndërsa në qershor 21 hektarë.

Të dhënat sipas muajve janë:

Korrik: 309 ha
Qershor: 21 ha
Maj: 6 ha
Prill: 20 ha
Mars: 45 ha
Shkurt: 48 ha
Janar: 17 ha

Në total, në qarkun e Vlorës janë prekur 466 hektarë

Vështirësitë në përballimin e situatave të mëdha të zjarreve janë evidentuar edhe në raportin e Komisionit Europian për vitin 2025.

Në raport konstatohet se kapaciteti kombëtar është i pamjaftueshëm kur flakët përhapen në shkallë të gjerë, ndërsa Shqipëria ka një frekuencë të lartë të kërkesave për ndihmë ndërkombëtare nga Bashkimi Europian.

“Kapacitetet e reagimit të Shqipërisë shpesh mbingarkohen, veçanërisht në rastin e zjarreve, duke rezultuar në kërkesa më të shpeshta për ndihmë ndaj Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së”.

Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria ka nevojë të rishikojë planet e emergjencës dhe të përmirësojë infrastrukturën e paralajmërimit të hershëm. Gjithashtu kërkon që qeveria shqiptare të zhvillojë kapacitetet operative.

Ndër të tjera, KE i lë detyrë Shqipërisë që të rregullojë komunikimin me qendrën e emergjencave civile në Bruksel për përballimin e krizave.

“Vendi duhet të krijojë lidhjen me Shërbimet Trans-Europiane të Telekomunikacionit midis Administratave (TESTA) si parakusht për t’u lidhur me Sistemin e Përbashkët të Komunikimit dhe Informacionit të Emergjencave (CECIS), së bashku me një përdorim më të mirë të Qendrës së Koordinimit të Reagimit ndaj Emergjencave të Komisionit.”

Rama: 3 avionë zjarrfikës deri në fund të vitit

Për vitin 2026, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipërisë deri në fund të vitit do t’i shtohen 3 avionë zjarrfikës.

Ndërkohë, punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, me vendim të Këshillit të Ministrave, do të përfitojnë nga 20% deri në 50% të pagës për çdo orë shtesë në shërbim, ku nuk mund të tejkalojnë më shumë se 200 orë në vit./Top Channel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zjarr i fuqishëm në Mal të Zi, flakët rrezikojnë zonat e banuara

Zjarr i fuqishëm në Mal të Zi, flakët rrezikojnë zonat e banuara

BDI në 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit: Barazia dhe të drejtat e fituara duhet të mbrohen

BDI në 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit: Barazia dhe të drejtat e fituara duhet të mbrohen

Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit ukrainas Zelensky se Ukraina nuk do ta njohë Kosovën

Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit ukrainas Zelensky se Ukraina nuk do ta njohë Kosovën

Vendbanimet e paligjshme në Bregun Perëndimor: Izraeli miraton edhe 126 shtëpi njësi banimi

Rrethimi i shtëpive palestineze nga kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor hyn në ditën e katërt

Messi rikthehet në fushë pas humbjes së babait, pritet me ovacione të mëdha nga stadiumi

Messi rikthehet në fushë pas humbjes së babait, pritet me ovacione të mëdha nga stadiumi

Zjarr i fuqishëm në Mal të Zi, flakët rrezikojnë zonat e banuara

Zjarr i fuqishëm në Mal të Zi, flakët rrezikojnë zonat e banuara

Shenja në goma – a e dini cili është funksioni i saj?

Shenja në goma – a e dini cili është funksioni i saj?

Kontrata ishte 500 mijë euro u paguan mbi 5.3 milionë për mirëmbajtjen e urave-aktakuzë ndaj katër zyrtarëve

Kontrata ishte 500 mijë euro u paguan mbi 5.3 milionë për mirëmbajtjen e urave-aktakuzë ndaj katër zyrtarëve

Ushtarët italianë të KFOR-it zhvillojnë trajnim me municion të vërtetë pranë Prishtinës

Ushtarët italianë të KFOR-it zhvillojnë trajnim me municion të vërtetë pranë Prishtinës

​Dita Botërore e Majtakëve: A i keni ditur këto fakte interesante rreth tyre?

​Dita Botërore e Majtakëve: A i keni ditur këto fakte interesante rreth tyre?

Padia kundër OpenAI për vjedhje të “sekreteve tregtare”

Padia kundër OpenAI për vjedhje të “sekreteve tregtare”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën