TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BDI në 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit: Barazia dhe të drejtat e fituara duhet të mbrohen

by teve1
2 muaj ago
1
A A
BDI në 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit: Barazia dhe të drejtat e fituara duhet të mbrohen

Bashkimi Demokratik për Integrim kujton sot 25-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, të cilën e cilëson si një prej momenteve vendimtare në historinë moderne të Maqedonisë së Veriut.

Në kumtesën e BDI-së thuhet se më 13 gusht 2001, me garancinë dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe NATO-s, shteti përcaktoi si drejtim paqen, barazinë dhe krijimin e një shoqërie ku të gjithë qytetarët kanë përkatësi të barabartë ndaj tij.

Sipas BDI-së, ky dokument vendosi themelet e një organizimi të ri kushtetues, juridik dhe politik, i ngritur mbi përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, barazinë, mbrojtjen e gjuhës dhe identitetit, decentralizimin, vendimmarrjen me konsensus dhe përfshirjen e të gjitha bashkësive në institucionet shtetërore.

Marrëveshja, siç theksohet, nuk garantoi vetëm paqen dhe barazinë brenda vendit, por krijoi edhe kushtin themelor për përmbushjen e objektivave strategjikë të Maqedonisë së Veriut.

Në reagim nënvizohet se stabiliteti dhe sistemi i ri politik i dalë nga Marrëveshja mundësuan realizimin e njërit prej dy synimeve kryesore strategjike të vendit, anëtarësimin në NATO.

BDI shton se edhe objektivi tjetër, integrimi në Bashkimin Europian, nuk mund të ndahet nga zbatimi i plotë dhe respektimi i frymës së saj.

Sipas partisë, rruga për në Bruksel kalon nëpërmjet Ohrit, pasi një perspektivë europiane nuk mund të ndërtohet pa barazi, demokraci funksionale, raporte të qëndrueshme ndëretnike dhe respektim të marrëveshjeve mbi të cilat mbështetet stabiliteti shtetëror.

BDI vlerëson se, pikërisht në 25-vjetorin e Marrëveshjes, në vend të forcimit të mëtejshëm të këtyre parimeve, po zhvillohet një proces shqetësues për zhbërjen e tyre.

Partia akuzon Gjykatën Kushtetuese se po shndërrohet gjithnjë e më shumë në institucion parapolitik dhe se, nëpërmjet vendimeve që i cilëson jokushtetuese, po dobëson shtylla të rëndësishme të rendit të krijuar pas vitit 2001.

Njëkohësisht, sipas saj, dispozitat që vazhdojnë të jenë në fuqi ose shpërfillen, ose nuk zbatohen nga institucionet.

Në kumtesë përmenden si shembuj shfuqizimi i mekanizmave që siguronin përfaqësimin etnik, duke cenuar përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, si dhe sulmet ndaj përdorimit të gjuhës shqipe dhe moszbatimi i dispozitave ligjore ekzistuese.

BDI pretendon gjithashtu se është shkelur legjitimiteti politik i shqiptarëve dhe se mënyra e përllogaritjes së popullsisë së përgjithshme nuk e paraqet realitetin e regjistrimit të vitit 2021.

Po ashtu, partia kundërshton heqjen e emrave të rrugëve dhe shesheve, të vendosur më shumë se dy dekada më parë si pasqyrim i karakterit shumëetnik të shtetit, si dhe përpjekjet për zëvendësimin e tyre me emërtime nga koha e monizmit, të cilat, sipas saj, nuk nderojnë asnjë komunitet dhe as të ardhmen demokratike të vendit.

Sipas BDI-së, këto zhvillime nuk duhen parë si raste të veçuara apo si probleme thjesht teknike, pasi të gjitha së bashku formojnë një prirje të rrezikshme regresi.

Partia paralajmëron se ekuilibri mbi të cilin u ndërtuan paqja dhe stabiliteti vihet në dyshim kur një shtyllë rrëzohet me vendim gjyqësor, një tjetër injorohet nga pushteti ekzekutiv, ndërsa një e tretë relativizohet në planin politik.

BDI thekson se Marrëveshja e Ohrit nuk mund të zbatohet në mënyrë përzgjedhëse, duke u respektuar vetëm kur i shërben pushtetit dhe duke u anashkaluar kur mbron barazinë.

Sipas saj, një sjellje e tillë rrezikon seriozisht kohezionin shoqëror, raportet ndëretnike dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të Maqedonisë së Veriut.

Nga partia deklarojnë se kanë udhëhequr procesin përmes të cilit Marrëveshja e Ohrit kaloi nga një dokument për paqen në një realitet kushtetues, ligjor dhe institucional.

Për BDI-në, përvjetori nuk përbën vetëm një mundësi për të rikujtuar rezultatet e arritura, por edhe një çast për të reaguar ndaj asaj që sot konsiderohet e rrezikuar.

Mesazhi i saj është se nuk duhet të ketë asnjë tërheqje nga barazia, asnjë lëshim lidhur me të drejtat e fituara dhe asnjë heshtje përballë tentativave për zhbërjen e tyre.

Në kumtesë thuhet se Marrëveshja Paqësore e Ohrit tregoi se Maqedonia e Veriut përparon atëherë kur bashkësitë qeverisin bashkë dhe nuk sundojnë njëra-tjetrën, kur dallimet trajtohen si vlerë dhe jo si rrezik, si dhe kur vendimmarrja mbështetet te legjitimiteti, konsensusi dhe barazia.

Çdo tentativë për rikthimin e logjikës së mbivotimit, dominimit dhe margjinalizimit, sipas BDI-së, nuk nënkupton vetëm kthim në periudhën para vitit 2001, por edhe kërcënim ndaj formulës që e ka ruajtur paqen gjatë një çerek shekulli.

Në këtë 25-vjetor, BDI shpreh nderim për sakrificën dhe kontributin e të gjithë personave që mundësuan paqen dhe institucionalizimin e barazisë.

Partia u drejton njëkohësisht thirrje institucioneve shtetërore, subjekteve politike dhe partnerëve ndërkombëtarë që të mos lejojnë degradimin e marrëveshjes që i solli vendit paqe, stabilitet dhe perspektivë euroatlantike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit

Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit

Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE

Më 13 tetor, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, pritet mbyllja e Kapitullit 20

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

Arrestohet 28-vjeçari në Shkodër, dyshohet se shiste kanabis pranë shkollave

​36 vjet nga bashkimi i Gjermanisë

​36 vjet nga bashkimi i Gjermanisë

Spanja shkruan histori, bëhet ekipi që nuk pëson humbje në 41 ndeshje radhazi

Spanja shkruan histori, bëhet ekipi që nuk pëson humbje në 41 ndeshje radhazi

“Është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, Ramadani reagon pas vendimit të fundit të Vetëvendosjes

Deputeti Ramadani i cilëson si “lojë” takimet e Kurtit me Hamzën e Abdixhikun

Spanja vazhdon shkëlqimin, fiton edhe ndaj Çekisë

Spanja vazhdon shkëlqimin, fiton edhe ndaj Çekisë

A mund të ndikojnë ndryshimet ligjore në Apel? Juristët flasin për afatin e 27 nëntorit

A mund të ndikojnë ndryshimet ligjore në Apel? Juristët flasin për afatin e 27 nëntorit

Rainer Rudolph në përvjetorin e Bashkimit të Gjermanisë: Kjo histori ka një kuptim të veçantë në Kosovë

Rainer Rudolph në përvjetorin e Bashkimit të Gjermanisë: Kjo histori ka një kuptim të veçantë në Kosovë

Bashkimi ka shënuar fitoren e dytë brenda kësaj jave ndaj Trepçës

Bashkimi ka shënuar fitoren e dytë brenda kësaj jave ndaj Trepçës

Një qen futet në fushë, ndërpritet ndeshja Maqedoni e Veriut – Skoci

Një qen futet në fushë, ndërpritet ndeshja Maqedoni e Veriut – Skoci

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën