Një tjetër qytetar i Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe gjatë kalimit të kufirit Serbi–Kroaci.
Avokati Arianit Koci njofton se bëhet fjalë për Dugagjin Maxhunin, nga Beci i Gjakovës.
“Ndërkohë që politika jonë merret me fajësime e përplasje të pafundme, Serbia po vazhdon me arrestimin e qytetarëve tanë”, ka shkruar Koci në Facebook.
Koci ka bërë të ditur se Maxhuni fillimisht është ndaluar për verifikim, ndërsa pas disa orësh familja e tij është njoftuar se ai është transferuar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij janë duke vazhduar.
Ai ka bërë thirrje që institucionet të kujdesen për qytetarët e Kosovës dhe ka paralajmëruar se do ta njoftojë opinionin për çdo zhvillim të ri lidhur me rastin.








