Kampionia e Kosovës, FC Drita do të mundohet ta sigurojë fazën e “play-off”-it të Ligës së Konferencës sonte.
Bardhekaltrit e mposhtën ekipin Tre Fiori në udhëtim me rezultat 4:1 në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues.
Kështu, gjilanasit do ta kërkojnë konfirmimin në ndeshjen e kthimit që do të luhet sonte për t’iu afruar edhe më shumë fazës së ligës në këtë garë.
Ndeshja nis në ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Drita është e vetmja skuadër kosovare e mbetur ende në lojë në garat evropiane.










