Profesori universitar, Artan Nimani ka thënë se pamjet e përleshjes mes deputetëve të ndodhura sot në Kuvendit e Kosovës janë të turpshme.
Sipas tij, institucioni më i lartë i Republikës së Kosovës, që dy vite është shndërruar në cirk.
“Kuvendi i Kosovës tash e dy vite është në cirk, ku njerëzit shkojnë dhe i paraqesin shfaqjet e tyre të çuditshme me qëllim të një përfitimi të një grup votash. Sot ishte diçka e turpshme”, ka thënë Nimani në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
I pyetur për prezencën e deputetëve të PDK-së dhe Aleancës në Kuvend gjatë ditës së sotme, ai ka thënë ky është fillimi i një sërë veprimesh që do të merren në Kuvend dhe jashtë tij nga këto dy parti.
“Mendoj se ky është vetëm fillimi i një procesi krejt tjetër që është paralajmëruar nga PDK dhe Aleanca opozitar, brenda dhe jashtë Kosovës”, ka thënë Nimani.
Por, ai është shprehur se ka mbetur i befasuar nga veprimi i LDK-së, deputet e së cilës nuk u panë në Kuvend.
Deputetët e PDK dhe Aleancës të mërkurën shkuan në Kuvend nga ora 11:00 ku kërkuar thirrjen e seancës konstituive nga LVV.
Ata patën përplasje fizike e gjuajtje me ujë në drejtim të deputetëve të LVV-së, t ë cilët në Kuvend ishin në ditët kur po organizohen takime me mërgimtarët.




