TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hoti: Veprimet e sotme të opozitës në Kuvend, kopje e dobët e aksioneve të dikurshme të VV-së

by teve1
2 orë ago
1
A A
Hoti: Veprimet e sotme të opozitës në Kuvend, kopje e dobët e aksioneve të dikurshme të VV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Hoti, i ka cilësuar si “kopje të dobët” të aksioneve të dikurshme të subjektit të tij politik përplasjet e sotme mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, lidhur me vazhdimin e seancës konstituive.

Duke folur në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Hoti ka thënë se protestat dhe aksionet politike duhet të kenë pas vetes kauza dhe arsye të fuqishme, për të cilat, sipas tij, partitë opozitare aktualisht nuk kanë bazë.

Ai ka kritikuar opozitën për refuzimin e ftesave për takime me Lëvizjen Vetëvendosje, duke pretenduar se një qasje e tillë mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

“Veprimet apo aksionet e sotme protestuese të opozitës janë kopje e dobët e aksioneve të dikurshme të Vetëvendosjes, të cilat prapa kishin kauza dhe arsyetime të fuqishme politike. Protestat, kudo në botën demokratike, janë të mirëseardhura kur kanë kauza dhe arsye të fuqishme, por ne nuk jemi në një situatë të tillë. Për këtë arsye, veprime të tilla janë të papranueshme. Nuk ka arsye të forta për këto veprime. Përderisa ne i ftojmë për takime dhe ata nuk vijnë, por shkojnë e protestojnë në Kuvend dhe ndërmarrin aksione të tilla që shkojnë deri edhe në përplasje fizike, kjo flet shumë për ta. Nëse ata duan që Republika t’i ketë institucionet, duhet të vijnë në takim, të merremi vesh dhe të ecim përpara. Kushtetuta kërkon që të jenë së paku 80 deputetë të pranishëm në sallë, në mënyrë që të mundësohet kuorumi dhe votimi për presidentin. Ata që kanë munguar për disa muaj, sot bëjnë thirrje që të shkojmë ta zgjedhim kryetarin e Kuvendit. Ndërkaq, ata që sot thërrasin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit pa një marrëveshje politike, duan që ta çojnë vendin në zgjedhje”, ka deklaruar Hoti.

Hoti ka folur edhe për ftesat e reja të kryetarit të Vetëvendosjes dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, drejtuar liderëve të partive të tjera politike.

Ai ka thënë se Kurti po këmbëngul në takime për shkak se, sipas tij, nuk dëshiron që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

“Për të disatën herë, kryeministri në detyrë dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka dërguar ftesë drejt kryetarëve të subjekteve politike, në mënyrë që të takohemi sa më shpesh dhe të arrijmë një marrëveshje para se të shkojmë në votimin për kryeparlamentarin. Kjo bëhet në mënyrë që të sigurohemi që Republikës t’ia japim institucionet – Qeverinë, Kuvendin dhe Presidencën – dhe të mos na ndodhë ajo që na ka ndodhur tash e 17 muaj. Kurti po insiston me ftesa drejt subjekteve politike dhe po bën maksimumin që të ulemi në tavolinë, të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje për të ecur përpara. Pra, jemi duke insistuar drejt subjekteve politike për takime dhe marrëveshje, sepse nuk duam ta çojmë vendin në zgjedhje të panevojshme”, ka thënë ai.

Ndryshe, të mërkurën, përplasjet mes deputetëve përshkallëzuan edhe në shtyrje fizike. Deputetë të PDK-së dhe Aleancës kërkuan që kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ta thërrasë vazhdimin e saj, pavarësisht se ka kaluar afati kushtetues prej 30 ditës për konstituim.

LVV-ja nga ana tjetër insiston se para vazhdimit të seancës duhet të arrihet një marrëveshje politike.

Gjatë përplasjeve në Kuvend më 12 gusht, deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku e shtyu me duar deputetin e LVV-së Adnan Rrustemin. Në një rast tjetër, deputetja e Aleancës Albana Bytyqi e shtyu atë të LVV-së Arbërie Nagavcin. Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, u pa duke hedhur letra dhe ujë.

Në debate u përfshinë edhe të tjerë, si ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Donika Gërvalla, Eman Rrahmani e Blerta Deliu./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj: S’kemi qëndrim për presidentin, nuk jam kandidat

Prokuroria autorizon Policinë të identifikojë personin që dyshohet se kërcënoi Ramush Haradinajn

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, ndan 100 mijë euro për DokuFest-in

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, ndan 100 mijë euro për DokuFest-in

Sundimi i ligjit në fokus të takimit të Kryeprokurorit të Shtetit me përfaqësuesen e Ambasadës së SHBA-së

Sundimi i ligjit në fokus të takimit të Kryeprokurorit të Shtetit me përfaqësuesen e Ambasadës së SHBA-së

Kolona në dalje nga Kosova, kjo është gjendja në pikat kufitare

Vazhdojnë kolonat në kufi, pritjet deri në 40 minuta

“Për shqiptarët nuk mjaftojmë vetëm të drejtat elementare”- 25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit

Libani bëhet vendi i parë në Lindjen e Mesme që heq dënimin me vdekje

Libani bëhet vendi i parë në Lindjen e Mesme që heq dënimin me vdekje

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Lurës në Shqipëri, ndërhyhet nga toka dhe ajri

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Lurës në Shqipëri, ndërhyhet nga toka dhe ajri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën