TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

I dha fund konfliktit në RMV, 25 vjet nga marrëveshja kornizë e Ohrit

25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit ka mbledhur në Shkup përfaqësues të institucioneve, politikanë e akademikë, të cilët kanë diskutuar zbatimin e marrëveshjes, të drejtat e komuniteteve dhe sfidat që Maqedonia e Veriut ka përpara në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

by Arlind Beqiraj
2 orë ago
0 0
A A

Të ftuarit e parë, arritën në ora 9:00.

Kjo meqë gjithçka ishte bërë gati paraditen e së mërkurës në Klubin e Deputetëve në Shkup.

Nuk vonoi shumë, këtu arritën edhe politikanë, akademikë, e figura të tjera të njohura nga Maqedonia e Veriut.

Të gjithë këta bashkë i bëri 25-vjetori i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Kjo marrëveshje që u nënshkrua me 13 gusht të vitit 2001 në Ohër, i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoninë e Veriut.

E para që e mori fjalën, ishte zëvendës-shefja e OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory.

Kjo e fundit tha se Marrëvsja e Ohrit është më e mira që e ka parë në jetë.

“Marrëveshja Kornizë e Ohrit nuk është thjesht një marrëveshje paqeje. Ajo është një marrëveshje gjithëpërfshirëse që garanton të drejtat e komuniteteve, forcon demokracinë dhe siguron që të gjithë të punojnë brenda të njëjtave institucione. Me sinqeritetin më të madh mund të them se është marrëveshja më e mirë që kam parë apo përjetuar ndonjëherë”, tha ajo.

Pas saj, para të pranishmëve doli Bilall Kasami.

I pari i Tetovës tha se duhet parë se ku ka pasur ngecje në implemtimin e marrëveshjes përgjatë këtij çerekshekulli.

“Ky përvjetor nuk duhet të jetë vetëm kujtesë për një marrëveshje që i dha fund një periudhe të rëndë. Ai duhet të jetë edhe një moment për të vlerësuar sinqerisht se çfarë kemi arritur, ku kemi ngecur dhe çfarë duhet të bëjmë që parimet e Marrëveshjes së Ohrit të ndihen në jetën e përditshme të çdo qytetari. Implementimi i parimeve bazë të Marrëveshjes së Ohrit duhet të vazhdojë, pa marrë parasysh zhvillimet politike dhe se kush është apo do të jetë në krye të institucioneve”, u shpreh Kasami.

Ndërkohë, zëvendës-ministrja për Çështje Evropiane, Viktorija Trajkov, deklaroi se prioritetet e vendit kanë ndryshuar nga ato të para 25 vitesh.

“Marrëveshja e Ohrit ishte një test i madh për të gjithë ne. Para 25 vitesh prioritet ishte krijimi i kushteve për paqe dhe stabilitet, ndërsa sot prioriteti ynë është të krijojmë kushte për prosperitet, standarde evropiane dhe jetë më cilësore për qytetarët. Një shtet stabil nuk matet vetëm me ligjet e miratuara, por edhe me besimin e qytetarëve në institucione, barazinë e mundësive dhe cilësinë e shërbimeve publike. Integrimi evropian duhet të jetë mundësi për t’i avancuar arritjet e Marrëveshjes së Ohrit”, tha ajo.

Ndryshe, përveç panelit ndërkombëtar të së mërkurës, aktivitetet zyrtare për përvjetorin e 25-të të kësaj marrëveshje, do të vazhdojnë edhe të enjten.

Në ditën e dytë, shënimi zyrtar do të bëhet tek Ura e Gurit në Shkup në ora 19:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërhiqen nga tregu 5,278 njësi të produkteve të qumështit të evidentuara me mospërputhje

Tërhiqen nga tregu 5,278 njësi të produkteve të qumështit të evidentuara me mospërputhje

Kosova e 89-ta në botë për siguri kibernetike, eksperti: S’mat gjendjen reale

Kosova e 89-ta në botë për siguri kibernetike, eksperti: S’mat gjendjen reale

“Për shqiptarët nuk mjaftojmë vetëm të drejtat elementare”- 25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit

“Për shqiptarët nuk mjaftojmë vetëm të drejtat elementare”- 25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit

Haradinaj: S’kemi qëndrim për presidentin, nuk jam kandidat

Prokuroria autorizon Policinë të identifikojë personin që dyshohet se kërcënoi Ramush Haradinajn

Emisioni “Këndi i Kimit” 12.08.2026

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, ndan 100 mijë euro për DokuFest-in

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, ndan 100 mijë euro për DokuFest-in

Sundimi i ligjit në fokus të takimit të Kryeprokurorit të Shtetit me përfaqësuesen e Ambasadës së SHBA-së

Sundimi i ligjit në fokus të takimit të Kryeprokurorit të Shtetit me përfaqësuesen e Ambasadës së SHBA-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën