Iniciativa “Të gjithë për luftëtarin” i ka dhuruar mirënjohje Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) për kontributin dhe solidaritetin e vazhdueshëm ndaj luftëtarëve të lirisë dhe familjeve të tyre.
“Mirënjohja vlerëson “kontributin e çmuar, mbështetjen e vazhdueshme dhe solidaritetin e sinqertë” që Bashkësia Islame e Kosovës ka dhënë dhe vazhdon të japë për luftëtarët e lirisë, familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e Luftës Çlirimtare”, thuhet në njoftim.
Mirënjohja i është dorzuar Myftiut të Kosovës ,Naim ef.Tërnava, i cili theksoi rëndësinë e mbështëtjës ndaj atyre që kontribuan dhe sakrifikuan për lirinë e Kosovës.







