Deputeti nga radhët e Lidhjes Demorkatike të Kosovës, ka deklaruar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” se në këtë moment kritik, po mungon një pozicionim i qartë dhe i fortë i LDK-së.
“Situata në Kuvend po shkon drejt përplasjeve fizike, ndërsa insistimi për bllokimin e tij vazhdon.Në këtë moment kritik, po mungon një pozicionim i qartë dhe i fortë i LDK-së. Në fakt, Kosovës po i mungon LDK-ja. Po i mungon fryma Rugoviane”, shkroi Gashi.
Tutje, ai tha se Kosovës i duhet më shumë dialog ,maturi, shtet dhe Republikë. Ndërsa, shtoi së është koha që LDK-ja të flas.
Reagimi i Gashi-it vjen pas tensioneve mes deputetëve të PDK-së dhe Aleancës me deputetët e LVV-së, në sallën e Kuvendit.







