TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

AVONET dhe 13 organizata kërkojnë ndërhyrjen e Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
AVONET dhe 13 organizata kërkojnë ndërhyrjen e Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit

AVONET, së bashku me 13 organizata të tjera të shoqërisë civile, i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me kërkesë për të vlerësuar nëse Aktgjykimi KO124/25 është zbatuar siç duhet në lidhje me afatin për konstituimin e Kuvendit.

Kërkesa është paraqitur pas zhvillimeve të fundit në procesin e konstituimit të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit 2026.

Sipas organizatave nënshkruese, afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht, ndërsa seanca konstituive e mbajtur më 6 gusht nuk ka përfunduar me zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit.

Në deklaratën për media, AVONET thekson se mbajtja e një seance që nuk përfundon me zgjedhjen e këtyre organeve nuk mund të konsiderohet si konstituim i plotë i Kuvendit, duke iu referuar përcaktimeve të Aktgjykimit KO124/25.

Organizatat kanë vënë në dukje edhe faktin se vazhdimi i seancës ishte caktuar për 8 gusht, një ditë pas përfundimit të afatit 30-ditor.

Përmes kërkesës së tyre, ato i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë nëse aktgjykimi është zbatuar në përputhje me përcaktimet e tij dhe brenda afatit të përcaktuar.

Kërkesa është bazuar në Rregullin 60 të Rregullores së Punës së Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton procedurën për rastet kur pretendohet moszbatimi i një vendimi të Gjykatës.

Në rast se konstatohet moszbatim, AVONET dhe organizatat nënshkruese kërkojnë që Gjykata të ndërmarrë masat e parapara me rregullore, përfshirë nxjerrjen e aktvendimit për moszbatim apo mospërmbarim, si dhe veprime të tjera që mund t’i konsiderojë të nevojshme.

Sipas tyre, çështja është me rëndësi për funksionimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet dhe për respektimin e rendit kushtetues.

“Qëllimi është të sigurohet qartësi juridike dhe institucionale lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit dhe respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në deklaratën e organizatave./teve1.info/

Tags: AVONETKonstituimi i KuvenditKushtetuesjaorganizatatTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

IPK nis hetim për pretendimet për tejkalim të autorizimeve policore në Dren të Zubin Potokut

IPK nis hetim për pretendimet për tejkalim të autorizimeve policore në Dren të Zubin Potokut

​Kurti thotë se bursat për studentë u rritën edhe në numër edhe në vlerë

​Kurti thotë se bursat për studentë u rritën edhe në numër edhe në vlerë

Haxhiu nuk e mban konferencën për media, shkak prania e deputetëve të PDK-së

Haxhiu nuk e mban konferencën për media, shkak prania e deputetëve të PDK-së

Qorrolli: Pa marrëveshje politike nuk thirret vazhdimi i seancës konstituive

Molina prezantohet te Roma

Molina prezantohet te Roma

PSG – Aston Villa, dueli i Superkupës së Evropës

PSG – Aston Villa, dueli i Superkupës së Evropës

​Kearns: Evropa t’i “luftojë” lidhjet Serbi – Rusi – Kinë, Britania qëndron përkrah Kosovës

​Kearns: Evropa t’i “luftojë” lidhjet Serbi – Rusi – Kinë, Britania qëndron përkrah Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën