TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shqipëria e para në botë për siguri kibernetike, Rama: Nga një sulm brutal, te vendi i parë në botë

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
Shqipëria e para në botë për siguri kibernetike, Rama: Nga një sulm brutal, te vendi i parë në botë

Kryeministri shqiptar Edi Rama iu përgjigj kritikëve që vunë në dyshim renditjen e Shqipërisë në vend të parë në nivel global për zhvillimin e kapaciteteve kombëtare të sigurisë kibernetike.

Duke i cilësuar kritikët si “urrejtës”, kreu i qeverisë thekson se klasifikimi nuk është produkt propagande, por bazohet në një metodologji ndërkombëtare që vlerëson kuadrin ligjor, kapacitetet institucionale dhe sistemin e parandalimit në fushën e sigurisë kibernetike, shkruan TopChannel, transmeton Tëvë1.

“Një shënim i nevojshëm për urrejtësit besnikë dhe ushtrinë e tyre të trollave, që u vërsulën si tufa sorrash e korbash me turlilloj krra-krrash. Në fakt renditjen në National Cyber Security Index nuk e bën as një sorrë, as një korb dhe as një troll. E vendos një metodologji ndërkombëtare, me 98.33 pikë, të matura mbi kuadrin ligjor, kapacitetet institucionale dhe sistemin e parandalimit. Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por tabela nuk ndryshon pse ata derdhin mllef e jargë mbi pasqyrat e tyre digjitale”, u shpreh ai.

Përmes ironisë, kryeministri Rama shprehet se nuk ka ilaç për dhimbjen e urrejtësve, që sipas tij, duan ta shohin Shqipërinë në fund.

“Mund të jetë e dhimbshme të jesh troll i një shteti që del në krye të klasifikimit botëror pikërisht në aftësinë mbrojtëse nga trillimet malinje, por s’ka ilaç për dhimbjen e urrejtësve. Kështu që vazhdoni, forca, çdo koment i juaji është një klikim më shumë, një provë më shumë, dhe një buzëqeshje më shumë për mua, në këtë ditë të bukur arritjeje fantastike”, tha Rama

Gjatë të martës, kryeministri Edi Rama publikoi rezultatet e National Cyber Security Index për sigurinë kibernetike, ku flamuri kuqezi kryesonte me 98.33 pikë. Pas Shqipërisë renditej Çekia, Kandaja dhe Estonia.

“Nga një sulm brutal, te vendi i parë në botë”, shkroi më herët kryeministri Rama, teksa theksoi se përparimi erdhi pas sulmit kibernetik iranian në vitin 2022, kur ndodhi, sipas tij, kthesa epokale. Rama vlerësoi edhe mbështetjen e aleatëve ndërkombëtar për rrugëtimin e Shqipërisë ndër vite me investime në infrastrukturën shtetërore digjitale, mbi të gjitha partneritetin e ngushtë me izraelitët për të ndërtuar arkitekturën e re inovative të mbrojtjes në vend”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një e mitur në Pejë

Brenda 24 orëve ngriten 34 aktakuza për vepra të ndryshme penale

Ngritën 43 aktakuza brenda 24 orëve

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Tentoi t’i japë ryshfet zyrtarit policor në Jarinjë, arrestohet shtetasi i Serbisë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Rrahje mes gjashtë personave në Ferizaj, pesë të dyshuar përfundojnë në mbajtje

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një e mitur në Pejë

Brenda 24 orëve ngriten 34 aktakuza për vepra të ndryshme penale

Ngritën 43 aktakuza brenda 24 orëve

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Tentoi t’i japë ryshfet zyrtarit policor në Jarinjë, arrestohet shtetasi i Serbisë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Rrahje mes gjashtë personave në Ferizaj, pesë të dyshuar përfundojnë në mbajtje

Adnan Rrustemi deklaron se seanca konstituive vazhdon kur të arrihet marrveshja politike

Adnan Rrustemi deklaron se seanca konstituive vazhdon kur të arrihet marrveshja politike

Deliu-Kodra thirrje për protestë: LVV po e mban peng Kuvendin

Deliu-Kodra: Në ora 11:00 do të jemi në Kuvend, do ta përdorim çdo mjet institucional e juridik

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

34 vjeçari gjendet pa shenja jete në një lum në Han të Elezit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën