Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 3 kg marihuanë në një operacion tw zhvilluar të martën ku janë vëzhguar dy vetura me targa vendore që dyshohej se po transportonin substanca narkotike nga Prishtina në drejtim të Mitrovicës.
Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit nuk u janë bindur urdhrave zyrtar, me ç’rast kanë goditur zyrtarët policorë në uniformë, ku me qëllim të neutralizimit të rrezikut zyrtarët policorë kanë përdorur pajisjen zyrtare (armën e zjarrit).
“Automjetet e dyshuara të përfshira në rast janë arritur që të ndalohen nga njësitë policore, ku gjatë kontrollit në njërën nga to është gjetur dhe sekuestruar rreth 3 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë. Në vazhdën e operacionit policor lidhur me rastin janë realizuar gjithsej tri (3) bastisje në lokacione të ndryshme, ku në cilësi të provave relevante për rastin po ashtu janë sekuestruar; 0.7 gram substancë e dyshuar narkotike po ashtu e llojit Marihuanë. Dy automjete, Dy telefona celularë”, thuhet në komunikatë.
Personat e dyshuar pas arrestimit dhe nënshtrimit ndaj procedurave të tjera ligjore dërgohen në mbajtje për 48 orë./teve1.info/




