Pritjet në disa pika të kalimit kufitar në Kosovë kanë shkuar deri në 30 minuta, sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Pika më e ngarkuar paraqitet Dheu i Bardhë, ku pritjet për automjete në hyrje dhe dalje janë rreth 30 minuta.
Kolonat në këtë pikë kufitare arrijnë deri në 150 metra.
Pritje të konsiderueshme janë raportuar edhe në Muçibabë.
Në hyrje, automjetet presin rreth 15 minuta, ndërsa në dalje deri në 25 minuta, me kolona që shtrihen deri në 150 metra.
Ndërkohë, në Han të Elezit, pritjet në hyrje janë rreth 5 minuta, ndërsa në dalje deri në 20 minuta.
Kolona në këtë pikë arrin në rreth 100 metra.
Në pikat e tjera të kalimit kufitar, pritjet janë kryesisht nga 2 deri në 15 minuta, ndërsa në disa pika qarkullimi vijon pa pritje të theksuara.








