TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pesë të arrestuar pas përleshjes në Ferizaj, njëri dyshohet se përdori kaçavidë

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Arrestohen një e mitur dhe një 23-vjeçar të dyshuar për grabitje në Mitrovicë

Pesë persona janë arrestuar pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur gjatë natës në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj, në afërsi të dy lokaleve.

Policia është njoftuar për rastin rreth orës 00:15, ndërsa njësitet reaguese dhe hetuesit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Si pasojë e përleshjes, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Njëri prej tyre, për shkak të natyrës së lëndimeve, pas trajtimit fillestar në Qendrën Emergjente në Ferizaj është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se tre persona janë arrestuar në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të dyshuar për përfshirje në rast.

Sipas hetimeve, njëri nga të dyshuarit ka pranuar se gjatë përleshjes kishte përdorur një kaçavidë, me të cilën dyshohet se ka goditur njërin nga personat e lënduar.

Policia ka sekuestruar kaçavidën si provë materiale, ndërsa ka siguruar edhe një incizim të ngjarjes, i cili do t’i dorëzohet Prokurorisë Themelore.

Të arrestuarit janë: D.A., 21 vjeç; E.A., 22 vjeç; A.N., 39 vjeç; O.A., 18 vjeç dhe A.A., 22 vjeç.

Personi i lënduar, SH.A., 33 vjeç, i cili po merr trajtim në QKUK, pritet të intervistohet nga hetuesit pas stabilizimit të gjendjes shëndetësore.

Me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”.

Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

“Hetuesit policorë janë duke i zgjeruar hetimet me qëllim të identifikimit dhe përfshirjes së personave të tjerë të mundshëm që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë rast”, theksohet në fund të njoftimit./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Turizmi në bregdetin shqiptar vazhdon edhe në tetor

Turizmi në bregdetin shqiptar vazhdon edhe në tetor

Kurti uron Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Një kapitull i rëndësishëm në historinë moderne të Evropës

Kurti uron Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Një kapitull i rëndësishëm në historinë moderne të Evropës

“Është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, Ramadani reagon pas vendimit të fundit të Vetëvendosjes

Deputeti Ramadani i cilëson si “lojë” takimet e Kurtit me Hamzën e Abdixhikun

A mund të ndikojnë ndryshimet ligjore në Apel? Juristët flasin për afatin e 27 nëntorit

Spanja shkruan histori, bëhet ekipi që nuk pëson humbje në 41 ndeshje radhazi

Spanja vazhdon shkëlqimin, fiton edhe ndaj Çekisë

Spanja vazhdon shkëlqimin, fiton edhe ndaj Çekisë

A mund të ndikojnë ndryshimet ligjore në Apel? Juristët flasin për afatin e 27 nëntorit

A mund të ndikojnë ndryshimet ligjore në Apel? Juristët flasin për afatin e 27 nëntorit

Rainer Rudolph në përvjetorin e Bashkimit të Gjermanisë: Kjo histori ka një kuptim të veçantë në Kosovë

Rainer Rudolph në përvjetorin e Bashkimit të Gjermanisë: Kjo histori ka një kuptim të veçantë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën