TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Opozita ende pa vendim për dërgimin e çështjes së konstituimit të Kuvendit në Kushtetuese

Afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit ka kaluar, ndërsa partitë opozitare ende nuk kanë vendosur nëse do ta dërgojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Nga PDK-ja thonë se kanë edhe tetë ditë për ta vlerësuar këtë mundësi, ndërsa partitë e tjera opozitare nuk kanë qenë të qasshme për të dhënë qëndrimin e tyre lidhur me këtë situatë.

by Arlind Beqiraj
2 orë ago
0 0
A A

Seanca e fundit konstituive u ndërpre mesditën e së shtunës.

Mirëpo, në Kuvendin e Kosovës, deputetët nuk u kthyen as pas 48-orëve.

Në këtë formë, organi legjislativ mbeti i pakonstituuar kurse afati kushtetues 30 ditor për këtë kaloi.

Tëvë1 të martën ka provuar të marrë një përgjigje nëse për këtë çështje partitë opozitare do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Por, asnjëra prej tyre nuk ka kthyer përgjigje.

Mirëpo, njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë se një hap i tillë, do t’i shërbente fituesit të zgjedhjeve.

“E para është çështje e sqaruar dhe s’ka çka të sqarohet, për mendimin tim, dhe e dyta, vetë fakti që e dërgojnë atje mund t’i shërbejë fituesit të zgjedhjeve, nëse e ka atë qëllim, që ta zvarrisë procesin”, vlerwson Mazllum Baraliu, njohës i çështjeve politike.

Edhe njohësi i çështjeve politike, Albinot Maloku, thotë se Gjykata Kushtetuese po përdoret për qëllime të tjera.

“Është e pakuptimtë që me pas vullnet me shpërfillë rendin ligjor kushtetues në vend, siç e ka subjekti më dominant në Kuvendin e Kosovës, sa që mezi pret që të dërgohet dhe të blihet kohë përmes shpjegimeve të Gjykatës për të gjitha këto veprime krejtësisht antikushtetuese”, shprehet Maloku.

Afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit ishte mesnata e 7 gushtit.

Por, derisa çështja e Kuvendit mbetet e pazgjidhur, një tjetër afat kushtetuese ka filluar të ecë.

Bëhet fjalë për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Nuk e di sa e ka mandatin ajo që është U.D. presidente, Albulena Haxhiu, por nëse asaj i kalon afati gjashtëmujor, atëherë ne jemi në zgripc, jemi thjesht në shkelje të Kushtetutës, por edhe në vakum kushtetues, sepse nuk parasheh Kushtetuta çka më tutje në situata të tilla. Anise Gjykata Kushtetuese ka thënë në një vendim të saj se pas afatit 60-ditor automatikisht shkohet në zgjedhje, nuk ka nevojë as Kuvendi e as presidenti t’i shpallë zgjedhjet”, thotë Baraliu.

Ndryshe, së fundmi kjo gjykatë u bë adresa kryesore e të zgjedhurve të popullit pas çdo ngërçi politik.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Kriza po i rrezikon funksionimin e bizneseve” – partive u bëhet thirrje për tejkalim të ngërçit politik

“Kriza po i rrezikon funksionimin e bizneseve” – partive u bëhet thirrje për tejkalim të ngërçit politik

Thaçi: Prokuroria më dha shumë tituj e grada, e vërteta është ndryshe

Specialja e refuzon për të 27-ën herë-Thaçi në paraburgim deri në shpalljen e aktgjykimit

Zona ku shpërtheu zjarri në Lipjan shfrytëzohej për gara të automjeteve

Zona ku shpërtheu zjarri në Lipjan shfrytëzohej për gara të automjeteve

Pritje deri në 30 minuta në disa pika kufitare të Kosovës

Pritje deri në 30 minuta në disa pika kufitare të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën