TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Spanjë, në hetim rrjeti shqiptar – sekuestrohen 21 tonë kokainë dhe 1 mln € cash

by teve1
2 orë ago
0
A A
Spanjë, në hetim rrjeti shqiptar – sekuestrohen 21 tonë kokainë dhe 1 mln € cash

Një mega-operacion ndërkombëtar kundër trafikut të kokainës ka zbuluar një rrjet kriminal që shtrihej mes Ekuadorit, Spanjës dhe Dubait, me dyshime për përfshirjen e një grupi kriminal me origjinë shqiptare.

Në qendër të hetimit janë dy vëllezër biznesmenë nga Arnedo, në La Rioja të Spanjës. Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej tyre, agjentët e Njësisë Qendrore Operative të Gardës Civile gjetën rreth një milion euro cash, të fshehura në tre kuti këpucësh poshtë krevatit.

Sipas hetuesve, dy vëllezërit kishin në administrim rreth një duzinë kompanish që vepronin në transport, importin e produkteve ushqimore, parfumeri dhe shërbime portuale.

Dyshohet se këto biznese përdoreshin si mbulesë për futjen e ngarkesave të mëdha të kokainës në Evropë, përmes porteve të Valencias, Malagës dhe Algecirasit.

Në kuadër të operacionit “Mondragón”, autoritetet kanë sekuestruar në total më shumë se 21 tonë kokainë në Ekuador, Brazil dhe Spanjë, ndërsa janë arrestuar 44 persona.

Hetuesit thonë se struktura funksiononte në tre nivele: kokaina nisej nga Ekuadori, Spanja shërbente si pikë hyrëse në Evropë, ndërsa në Dubai ndodheshin investitorë me origjinë shqiptare, të dyshuar se financonin blerjet e drogës dhe injektonin para në kompanitë spanjolle për të maskuar aktivitetin kriminal./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria është renditur e para në botë për sigurinë kibernetike

Shqipëria është renditur e para në botë për sigurinë kibernetike

Trump u fsheh në një kamion ushqimi gjatë një ndërrimi sekret të avionëve nga frika e Iranit

Trump u fsheh në një kamion ushqimi gjatë një ndërrimi sekret të avionëve nga frika e Iranit

Gjykata siriane dënon me vdekje në mungesë ish-presidentin Bashar al-Assad

Gjykata siriane dënon me vdekje në mungesë ish-presidentin Bashar al-Assad

​“Operacioni Alba”, kontingjenti prej 3000 ushtarësh që zbarkoi në Shqipëri në ’97-n

​“Operacioni Alba”, kontingjenti prej 3000 ushtarësh që zbarkoi në Shqipëri në ’97-n

PDK i kërkon Deharit ta thërrasë të mërkurën vazhdimin e seancës konstituive

PDK i kërkon Deharit ta thërrasë të mërkurën vazhdimin e seancës konstituive

Deputeti i PDK-së apelon për koalicion me LVV-në: Kosova s’ka më kohë për të pritur

Deputeti i PDK-së apelon për koalicion me LVV-në: Kosova s’ka më kohë për të pritur

E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

Kuvendi përtej afatit kushtetues – partitë pa marrëveshje politike

Opozita ende pa vendim për dërgimin e çështjes së konstituimit të Kuvendit në Kushtetuese

Policia e Kosovës vendoset te Ura Ibrit

Tërheqja nga Ura mbi Ibër dhe Manastiri i Deçanit, a pritet të reduktohet prezenca e KFOR-it në Kosovë?

Protestë për moskonstituimin e Kuvendit, Hoxha: “Nuk do të rrimë duarkryq”

Protestë për moskonstituimin e Kuvendit, Hoxha: “Nuk do të rrimë duarkryq”

Arrestohen një e mitur dhe një 23-vjeçar të dyshuar për grabitje në Mitrovicë

Pesë të arrestuar pas përleshjes në Ferizaj, njëri dyshohet se përdori kaçavidë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën