TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Inflacioni arrin në 6.5 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

by teve1
2 orë ago
1
A A
Inflacioni arrin në 6.5 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Inflacioni vjetor në Kosovë ka arritur në 6.5 për qind në muajin korrik 2026, derisa krahasuar me qershorin çmimet e konsumit janë rritur për 0,6 për qind.

Kështu bëhet e ditur në të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK).

Sipas ASK-së, rritja më e madhe vjetore e çmimeve është regjistruar në transport, me 17,8 për qind, pasuar nga strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët e tjera djegëse me 11,1 për qind.

Rritje prej 5,3 për qind është shënuar te pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët, si dhe te restorantet dhe shërbimet e akomodimit.

Çmimet në shëndetësi janë ngritur për 4 për qind, ndërsa kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallrat e shërbimet e ndryshme janë shtrenjtuar për 3,7 për qind.

Veshjet dhe këpucët kanë shënuar rritje prej 2,8 për qind, ushqimet dhe pijet joalkoolike 2,7 për qind, mobiliet, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja rutinore e shtëpisë 2,5 për qind, ndërsa rekreacioni, sporti dhe kultura 2,3 për qind.

Në anën tjetër, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, rënie e çmimeve është regjistruar te shërbimet arsimore për 0,5 për qind dhe te informacioni dhe komunikimi për 0,1 për qind.

Në nivel mujor, IHÇK-ja është rritur për 0,6 për qind në korrik krahasuar me qershorin 2026.

Edhe në këtë krahasim, transporti ka pasur ndikimin kryesor, me ngritje të çmimeve prej 4,3 për qind.

Rekreacioni, sporti dhe kultura janë shtrenjtuar për 1,9 për qind, ndërsa restorantet dhe shërbimet e akomodimit për 1 për qind.

Rritje më e vogël është evidentuar te kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallrat e shërbimet e ndryshme me 0,4 për qind, veshjet dhe këpucët me 0,3 për qind, si dhe pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët e shërbimet arsimore me nga 0,1 për qind.

Ndërkaq, ushqimet dhe pijet joalkoolike janë liruar për 1 për qind krahasuar me qershorin.

Rënie prej 0,6 për qind është shënuar te mobiliet, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja rutinore, ndërsa te shëndetësia dhe informacioni e komunikimi çmimet kanë rënë për nga 0,1 për qind.

Ndryshe, çmimet e konsumit janë rritur për 6% në qershorin e këtij vitit krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 6,0 % në muajin qershor 2026, krahasuar me muajin qershor 2025.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuvendi përtej afatit kushtetues – partitë pa marrëveshje politike

Opozita ende pa vendim për dërgimin e çështjes së konstituimit të Kuvendit në Kushtetuese

Policia e Kosovës vendoset te Ura Ibrit

Tërheqja nga Ura mbi Ibër dhe Manastiri i Deçanit, a pritet të reduktohet prezenca e KFOR-it në Kosovë?

Protestë për moskonstituimin e Kuvendit, Hoxha: “Nuk do të rrimë duarkryq”

Protestë për moskonstituimin e Kuvendit, Hoxha: “Nuk do të rrimë duarkryq”

Arrestohen një e mitur dhe një 23-vjeçar të dyshuar për grabitje në Mitrovicë

Pesë të arrestuar pas përleshjes në Ferizaj, njëri dyshohet se përdori kaçavidë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën