TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Vonesat në formimin e institucioneve po dëmtojnë ekonominë”, DHTIK apelon partitë politike

by Teve1
58 minuta ago
0
A A
“Vonesat në formimin e institucioneve po dëmtojnë ekonominë”, DHTIK apelon partitë politike

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka shprehur shqetësim për vonesat në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së Kosovës, duke paralajmëruar se mungesa e institucioneve funksionale po krijon pasiguri dhe po shkakton dëme të mëtejshme për ekonominë dhe bizneset vendore.

DHTIK u ka bërë thirrje partive politike parlamentare që të tejkalojnë ngërçin dhe të mundësojnë sa më shpejt funksionalizimin e institucioneve.

Sipas DHTIK, Kosovës i nevojiten institucione funksionale dhe vendimmarrje, ndërsa një cikël i ri zgjedhor do ta thellonte edhe më shumë pasigurinë për sektorin privat dhe ekonominë.

“Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë janë të domosdoshme edhe për shkak të agjendës së madhe që e pret vendin në fushën ekonomike”, thuhet në reagimin e DHTIK-ut.

Në mesin e tyre përmenden Ligji për Tregti të Brendshme, Ligji për Falimentim, Ligji për Miniera dhe Minerale, Ligji i Punës, Ligji për Pushimin e Lehonisë, legjislacioni për TVSH-në, Ligji për Pronën Publike, Ligji për Investime Strategjike dhe Ligji për Shoqëritë Tregtare.

DHTIK vlerëson se këto çështje nuk mund të vazhdojnë të mbeten të bllokuara për shkak të mungesës së institucioneve.

“Bizneset kanë nevojë për siguri juridike, politika të parashikueshme, lehtësim të barrës administrative dhe fiskale, përkrahje për prodhimin vendor dhe investimet, si dhe një klimë më të favorshme për zhvillim”, theksohet në reagim.

DHTIK u ka kërkuar subjekteve politike që interesin e vendit dhe të ekonomisë ta vendosin mbi dallimet politike, duke përfunduar procesin e konstituimit të institucioneve.

Sipas Dhomës, qytetarëve dhe komunitetit të biznesit duhet t’u sigurohen institucione që funksionojnë, marrin vendime dhe mbajnë përgjegjësi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Shtetasi gjerman sulmohet në Mitrovicë të Veriut, i dyshuari arrestohet nga Policia

Gjendet një mjet i pashpërthyer, ndërhyjnë KFOR-i dhe FSK-ja

Gjendet një mjet i pashpërthyer, ndërhyjnë KFOR-i dhe FSK-ja

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Kufizohet qarkullimi i automjeteve të rënda për disa orë në Kosovë, shkak temperaturat e larta

Rritet çmimi i naftës, MINT këto janë tarifat e reja

Çmimet e derivateve për ditën e sotme në Kosovë

Një person humb jetën në një aksident në Janiqishtë të Malishevës

Një person humb jetën në një aksident në Janiqishtë të Malishevës

Një burrë është gjetur pa shenja jete të shtunën në mbrëmje në Pejë

Policia nis hetimet për një burrë, i cili gjendet i vdekur në një rrugë në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën