TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama i përgjigjet Beogradit: Serbia e humbi Kosovën, territori dhe burimet e saj nuk janë serbe

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Rama i përgjigjet Beogradit: Serbia e humbi Kosovën, territori dhe burimet e saj nuk janë serbe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Serbia e ka humbur Kosovën dhe se territori i Republikës së Kosovës, bashkë me burimet natyrore brenda tij, nuk i përkasin Serbisë, derisa ka reaguar ndaj debatit të fundit mes Tiranës dhe Beogradit për lumin Ibër.

Rama i është përgjigjur Beogradit zyrtar pas deklaratave skandaloze të presidentit serb Aleksandër Vuçiq për “t’i ndryshuar rrjedhën lumit Ibër”, e të cilat u pasuan më vonë edhe nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, duke kundërshtuar ashpër përfshirjen e konceptit të “Shqipërisë së Madhe” në diskutimet për Kosovën.

Rama, përmes një reagimi në platformën “X”, ka hedhur poshtë pretendimet për të ashtuquajturën “Shqipëri e Madhe”, duke theksuar se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale ndaj Serbisë dhe se nuk i nevojitet një projekt i tillë për ta mbështetur Kosovën.

“Shqipëria nuk ka asnjë pretendim mbi territorin serb dhe as nevojë të shpikë një të tillë. As nuk kemi nevojë për një ‘Shqipëri të Madhe’ për të qëndruar me Kosovën. Kosova është një shtet më vete. Shqiptarët e Kosovës janë pikërisht kjo: shqiptarë të Kosovës. Ata kanë Republikën e tyre, institucionet e tyre dhe të drejtën për të përcaktuar të ardhmen e tyre. Ne gjithmonë do të qëndrojmë me këtë të drejtë”, ka shkruar Rama.

Ai ka theksuar se lumi Ibër përbën një sistem ujor ndërkufitar dhe se Serbia, ndonëse është e lirë të menaxhojë burimet brenda juridiksionit të saj, nuk mund t’i shpërfillë pasojat që veprimet e saj mund të kenë për një shtet tjetër.

“Ibri është një sistem ujor ndërkufitar. Serbia është plotësisht e lirë të menaxhojë burimet brenda juridiksionit të saj. Ajo që nuk mund të argumentojë në mënyrë të arsyeshme është se pasojat e mundshme për një vend tjetër ndalen në mënyrë magjike në kufirin serb”, është shprehur ai.

Sipas tij, lumi Ibër “do të vazhdojë të rrjedhë sipas gjeografisë dhe jo folklorit.”

Sipas Ramës, pikërisht për situata të tilla ekziston e drejta ndërkombëtare për ujërat.

“Lumenjtë kanë zakonin e papërshtatshëm të ndjekin gjeografinë dhe jo tezat diplomatike”, ka shtuar kryeministri shqiptar.

Kryeministri shqiptar ka qenë i drejtpërdrejtë edhe ndaj qëndrimit të Beogradit për statusin e Kosovës.

“Serbia e humbi Kosovën. Përsëritja se nuk e humbi ndoshta mund ta kthejë humbjen në fitore në gjeografinë e imagjinatës politike, por fatkeqësisht hartat janë më pak tolerante. Territori i Republikës së Kosovës nuk është territor serb dhe burimet natyrore që ndodhen brenda tij nuk janë burime të Republikës së Serbisë”, ka theksuar Rama.

Ai ka shtuar se përfaqësuesit e Serbisë e dinë këtë realitet, përfshirë edhe kur palët ulen së bashku në tryezat evropiane.

Rama ka folur edhe për komunitetin serb në Kosovë, duke thënë se të drejtat, siguria, prona, gjuha dhe trashëgimia e tij kulturore e fetare duhet të mbrohen.

Megjithatë, ai ka kritikuar Beogradin që, sipas tij, paralajmëron Shqipërinë për “ekspansionizëm etnik”, ndërkohë që territorit të një shteti tjetër sovran vazhdon t’i referohet sikur të ishte pjesë e Serbisë.

Kryeministri i Shqipërisë ka theksuar se e ardhmja e rajonit duhet të jetë ajo në të cilën kufijtë gradualisht humbin fuqinë për t’i ndarë popujt, por sipas tij, ekziston një parakusht për këtë.

“Para se kufijtë të bëhen më pak të rëndësishëm, duhet të pranohen ata që tashmë ekzistojnë. Gjenialiteti i projektit evropian ishte pikërisht ndarja e përkatësisë kombëtare nga oreksi territorial”, ka shkruar Rama.

Ai ka ritheksuar se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës dhe Republikës së saj, jo vetëm për shkak të historisë, gjuhës dhe lidhjeve familjare, por edhe sepse, siç është shprehur, “një Kosovë e lirë, demokratike dhe e sigurt është një shtet legjitim evropian dhe pjesë e domosdoshme e stabilitetit të rajonit”.

Rama ka shtuar se Tirana e respekton Serbinë, synon marrëdhënie të mira fqinjësore me të dhe dëshiron që i gjithë rajoni, përfshirë Serbinë, të jetë pjesë e Evropës.

“Por fqinjësia e mirë nuk mund të nënkuptojë t’i kërkosh çdo fqinji të Serbisë të zhvendoset përgjithmonë brenda versionit serb të historisë. Ballkani tashmë ka paguar tepër shumë, me gjak dhe kohë të humbur, për një përshtatje të tillë”, ka deklaruar Rama.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump: Gabim i madh nëse largohet Infantino

Trump: Gabim i madh nëse largohet Infantino

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Shtetasi gjerman sulmohet në Mitrovicë të Veriut, i dyshuari arrestohet nga Policia

Gjendet një mjet i pashpërthyer, ndërhyjnë KFOR-i dhe FSK-ja

Gjendet një mjet i pashpërthyer, ndërhyjnë KFOR-i dhe FSK-ja

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Kufizohet qarkullimi i automjeteve të rënda për disa orë në Kosovë, shkak temperaturat e larta

Trump: Gabim i madh nëse largohet Infantino

Trump: Gabim i madh nëse largohet Infantino

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Shtetasi gjerman sulmohet në Mitrovicë të Veriut, i dyshuari arrestohet nga Policia

Gjendet një mjet i pashpërthyer, ndërhyjnë KFOR-i dhe FSK-ja

Gjendet një mjet i pashpërthyer, ndërhyjnë KFOR-i dhe FSK-ja

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Kufizohet qarkullimi i automjeteve të rënda për disa orë në Kosovë, shkak temperaturat e larta

Rritet çmimi i naftës, MINT këto janë tarifat e reja

Çmimet e derivateve për ditën e sotme në Kosovë

Një person humb jetën në një aksident në Janiqishtë të Malishevës

Një person humb jetën në një aksident në Janiqishtë të Malishevës

Një burrë është gjetur pa shenja jete të shtunën në mbrëmje në Pejë

Policia nis hetimet për një burrë, i cili gjendet i vdekur në një rrugë në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën