Drejtori i AKI-së Petrit Ajeti ka prezantuar sfidat e reja të sigurisë në Konferencën e Ambasadorëve që ka nisur të hënën nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
“Siguria, Qëndrueshmëria dhe Kërcënimet Hibride” ka qenë tema e sesionit të parë, i cili hapi punimet e Konferencës së IX-të të Ambasadorëve.
Në një prezantim të veçantë nga Petrit Ajeti, Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, shpalosi sfidat aktuale të sigurisë, kërcënimet hibride dhe rëndësia e forcimit të qëndrueshmërisë institucionale dhe shoqërore përballë tyre.



