Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka deklaruar në një konferencë për media sot, se pas raportimit të doganës dhe raportimit të subjekteve tjera të cilat kanë raportuar se kanë importuar qumësht pluhur, se qumështorja “Vita” ka importuar sasi të mëdha të vajit të palmës.
“Është dokumentuar po ashtu, se pas raportimit te doganës dhe , raportimit të subjekteve te cilat kanë importuar qumësht pluhur,në veçanti ‘P.I.C Kosovo’ dhe “Esarum, janë lokalizuar të gjithë blerësit dhe përdoruesit. Dhe është konstatuar përtej dyshimit se subjekti “Abrazen” po edhe subjektet tjera, qumështorja “Vita” ka importuar sasi të mëdha të vajit të palmës, për të arritur kulmin në vitin 2025 ku është afërsisht 1 milion kilogram”, tha Muja në një konferencë për media.
Ndërsa,qumështorja “Vita”, pasi prezantoi disa analiza të marra nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që dëshmojnë se qumështi i kësaj kompanie është i pastër, i ka nisur procedurat ligjore kundër AUV-it dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Qumështorja e ka paditur ministrinë edhe në Gjykatën Administrative, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit për inicimin e verifikimit administrativ dhe kontrollit të jashtëzakonshëm ndaj operatorit
ekonomik ABRAZEN LLC, si edhe ndaj operatorëve të tjerë ekonomikë që gjatë procedurës rezultojnë të lidhur me objetin e këtij verfikimi.




