TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Dehari: Pa marrëveshje politike pashmangshëm shkojmë në zgjedhje të reja

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
​Dehari: Pa marrëveshje politike pashmangshëm shkojmë në zgjedhje të reja

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka deklaruar se pa një marrëveshje politike për konstituimin e institucioneve, vendi pashmangshëm do të shkojë në zgjedhje të reja, të cilat i ka cilësuar të panevojshme dhe të dëmshme.

Dehari ka thënë se marrëveshja politike duhet të arrihet, duke theksuar se një gjë të tillë, sipas tij, e kërkojnë Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese.

“Pa marrëveshje politike pashmangshëm shkojmë në zgjedhje të reja, të përsëritura, të panevojshme, të dëmshme. Duhet të arrihet marrëveshja politike. Këtë e kërkon Kushtetuta e Republikës dhe Gjykata Kushtetuese, këtë e pret populli i Kosovës dhe e ardhmja jonë”, ka shkruar Avni Dehari, në rrjetin social “Facebook”

Ai ka drejtuar akuza edhe ndaj një pjese të deputetëve opozitarë, duke pretenduar se disa prej tyre nuk duan marrëveshje për konstituimin e institucioneve dhe synojnë incidente në seancën konstituive.

“Ka jo pak deputetë opozitarë që nuk duan kurrfarë marrëveshje politike për konstituim të institucioneve, dhe që duan incidente fizike në seancën konstituive”, ka thënë Dehari.

Të shtunën është ndërprerë sërish vazhdimi i seancës konstituive.

Kjo pasi kreu i VV-së, Albin Kurti kërkoi kohë shtesë për propozimin e kanidatit për kryetar të Kuvendit. Ai tha se kjo kërkesë vjen pasi që s’ka ende marrëveshje politike.

“Takimet dhe komunikimi im, si kryeministër në detyrë dhe kryetar i subjektit fitues Lëvizja Vetëvendosje, me kryetarët e partive të tjera parlamentare, kanë vazhduar. Marrëveshje politike nuk kemi ende, prandaj që t’i evitojmë zgjedhjet e reja, lus për kohë shtesë”, tha Kurti.

Pas kësaj kërkese, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj ka sulmuar me vezë kryetarin e VV-së, Albin Kurtin. Për shkak të këtij incidenti, kryesuesi Dehari kërkoi sigurimi kuvendit të futet në sallë.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, LVV-ja mori 53 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 18 e Aleanca 7.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dyshohen për shkelje të rënda, Trepça suspendon dy punëtorë

Dyshohen për shkelje të rënda, Trepça suspendon dy punëtorë

Muja: Është konstatuar se qumështorja “Vita” ka importuar afërsisht 1 milion kg vaj të palmës

Muja: Është konstatuar se qumështorja “Vita” ka importuar afërsisht 1 milion kg vaj të palmës

Trump nënshkruan projektligjin që obligon publikimin e dokumenteve të Epsteinit

Trump thotë se do të përdorë presionin ekonomik në vend të sulmeve ushtarake ndaj Iranit

Haliti: Vjosa Osmani ka qenë figurë që ka folur vet me veti dhe nuk ka bërë asgjë

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Asllani kthehet në “radarin” e Barcelonës

Spalletti vendos për të ardhmen e Zhegrovës

Crystal Palace interesohet për Zhegrovën

Trump nënshkruan projektligjin që obligon publikimin e dokumenteve të Epsteinit

Trump thotë se do të përdorë presionin ekonomik në vend të sulmeve ushtarake ndaj Iranit

KB Peja këtë javë nis përgatitjet

KB Peja këtë javë nis përgatitjet

Haliti: Vjosa Osmani ka qenë figurë që ka folur vet me veti dhe nuk ka bërë asgjë

Haliti: Vjosa Osmani ka qenë figurë që ka folur vet me veti dhe nuk ka bërë asgjë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën