Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk beson se procesi aktual i konstituimit të Kuvendit po bëhet në kundërshtim me Kushtetutën.
Ministri i Jashtëm në detyrë, i dha këto deklrata pas Konferencës së Ambasadorëve të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. “Nuk mendojmë se është shkelur Kushtetuta. Kushtetuta, për shkak të këtyre momenteve dhe proceseve që i kemi kaluar prej vitit të kaluar, prej zgjedhjeve të shkurtit, ka shkuar duke u interpretuar”, tha Konjufca.
Konjufca u ndal edhe te çështja e afatit prej 24 orësh për përfundimin e seancës konstituive, duke thënë se ekzistojnë interpretime të ndryshme nga ekspertët kushtetues.
“Nuk mendoj që është dramatike situata qysh po e interpreton opozita. Është pjesë e formësimit të mëtutjeshëm konstitucional të vendit tonë”, deklaroi ai para medieve.




