Prokuroria e shtetit ka njoftuar se brenda 24 orëve janë ngritur nga prokuroritë themelore 35 aktakuza ndaj 38 të akuzuarve për vepra të ndryshme penale.
Tutje, sipas njoftimit me urdhër të prokurorit janë ndaluar 12 persona.
“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë e pesë (35) aktakuza kundër tridhjetë e tetë (38) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person të dyshuar”, thuhet në raportin 24-orësh të prokurorisë.









