Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga një person në Fushë Kosovë, ndërsa gjatë incidentit raportohet se pati edhe të shtëna me armë.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 02:40.
Sipas Policisë së Kosovës, viktimat kanë deklaruar se i dyshuari gjatë incidentit kishte shtënë me pistoletë në ajër.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja.
Tre të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa personi i dyshuar është në kërkim nga Policia.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.







