TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vuçiq me ide të çmendur për Ujmanin: Po e shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, kemi angazhuar edhe ekspertë të fushës

by Teve1
2 orë ago
18
A A
Vuçiq me ide të çmendur për Ujmanin: Po e shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, kemi angazhuar edhe ekspertë të fushës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaron se Serbia po bashkon ekspertë nga sektori i ndërtimit, inxhinierë dhe të tjerë për të parë se si mund të ndryshohet rrjedha e ujit të Ibrit, duke e lidhur këtë çështje me siç shprehet ai, trajtimin e serbëve nga autoritetet e Kosovë.

Sipas Vuçiqit që nga viti 1985 “ekziston një ide për të ndryshuar rrjedhën” e lumit Ibër për nevojat e popullatës në qytezat afër liqenit, që si pasojë do ta thante Ujmanin, nga i cili furnizohet Kosova. Sipas tij, kjo mund të ndodhë me një vendim të Qeverisë serbe.

“Ne tashmë kemi ftuar ekspertët që merren me këtë çështje, sektorin e ndërtimit, inxhinierë dhe të tjerë. Meqë po e maltretojnë kaq shumë popullin tonë, të shohim, kemi arsye të ndryshme për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, dhe pastaj do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen”, ka deklaruar Vuçiqi të dielën për gazetarët gjatë vizitës së punimeve në Urën e Vjetër Hekurudhore në Beograd.

Vitin e kaluar, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, përmes ushtruesit të detyrës Hysen Durmishi, ka nënshkruar vendimin për mbrojtje paraprake të zonës “Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit”, një nga vendimet më të rëndësishme për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të Republikës së Kosovës.

Vuçiqi u bëri thirrje të gjithëve, të cilët, siç deklaroi ai, janë “mbrojtës të mëdhenj të interesave të popullit serb”, që ta pyesin popullin serb në Kosovë se te kush e shohin mbrojtësin e tyre të vetëm.

“A është një mundësi për ne në këtë moment të shkojmë në luftë me NATO-n, a është kjo një mundësi? Nuk mendoj kështu. Po bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë jetën më të lehtë, e cila është tmerrësisht e vështirë për popullin tonë”, theksoi Vuçiq.

 

 

Share2Tweet2

Postime të ngjashme

Vazhdojnë temperaturat e larta, bëhet thirrje për kujdes

Mot me temperatura të larta gjatë javës, IHMK del me disa këshilla

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Tre persona të lënduar në një aksident në Komunën e Deçanit

Policia në Shtime i dënon dy shoferë me 200 dhe 400 euro, tejkaluan në vijë të plotë

Policia në Shtime i dënon dy shoferë me 200 dhe 400 euro, tejkaluan në vijë të plotë

3 deri në 5 minuta pritje në pikat kufitare të Kosovës

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën