Ky veprim ka ardhur pas deklaratave të djeshme të presidentit ukrainas, Volidymyr Zelensky në Serbi, ku një një konferencë të përbashkët me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Ukraina nuk e ndryshon qëndrimin për njohjen e shtetësisë së Kosovës.
Krytari i Komunës së Prishtinës, Rama ka thënë se shteti i Kosovës duhet të respektohet, duke ndarë edhe pamje nga largimi i mbishkrimit “Free Ukraine”.
“Empatia dhe solidariteti ynë do të jenë gjithmonë me popujt që përballen me luftë, dhunë e persekutim. Sepse ne, më mirë se shumë të tjerë, e dimë çfarë do të thotë të luftosh për liri, dinjitet dhe të drejtën për të ekzistuar si shtet. Por asnjë kauzë dhe asnjë politikë nuk mund të ndërtohet duke nënçmuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj. Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë: respekti është reciprok.”, ka shkruar Përparim Rama në “Facebook”.







