Policia e Kosovës njoftoi se pesë shtetas të huaj u shoqëruan në Stacionin policor në Ferizaj.
Ata dyshohet se po qëndrojnë në mënyrë të parregullt në një objekt banesor.
“Sipas verifikimeve fillestare, bëhet fjalë për katër shtetas të Qipros dhe një shtetas të Pakistanit: A.A., 22 vjeç shtetas i Qipros, S.M. 28 vjeç shtetas i Qipros, S.SH. 20 vjeç shtetas i Qipros, A.R. 26 vjeç shtetas i Qipros dhe M.S. 28 vjeç shtetas i Pakistanit”, shkruhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Lidhur me rastin është njoftuar Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, e cila do të ndërmarrë procedurat e mëtejshme hetimore.







