TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Apeli kthen në rigjykim rastin ndaj policit të akuzuar për tentim vrasje

by teve1
1 orë ago
0
A A
Apeli kthen në rigjykim rastin ndaj policit të akuzuar për tentim vrasje

Gjykata e Apelit ka anuluar pjesërisht vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe ka kthyer çështjen në rigjykim, në rastin ku Korab Pepaj po akuzohet se në cilësinë e zyrtarit policor të Njësisë Speciale ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Kurse, vërtetoi aktgjykimin lirues ndaj Pepajt për “Manipulim me prova”, si dhe ndaj Faton Malokut, Samet Ukës dhe Muhamet Muqiqit për “Moslajmërim të veprave penale apo kryerësve të tyre”.

Gjykata Themelore në Mitrovicë, më 13 dhjetor 2024, ka shpallur aktgjykim me të cilin i akuzuari Pepaj është dënuar me 3 vite burgim, ndërsa të akuzuarit Maloku, Uka dhe Muqiqi janë liruar nga akuza.

“Aprovohet e bazuar ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit Korab Pepaj, av. Arianit Koci, ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë–Departamenti për Krime të Rënda PKR.nr.128/23 i dt. 06.01.2025, për të akuzuarin Korab Pepaj për pjesën dënuese si në dispozitivin I, anulohet dhe çështja kthehet në rigjykim”, thuhet në vendim, raporton Betimi për Drejtësi.

Kurse, aktgjykimi i ankimuar për pikën II dhe III u vërtetua.

Ndaj aktgjykimit të Themelores, ankesë ka ushtruar Prokuroria Themelore në Mitrovicë, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe shkeljes së Ligjit Penal.

Prokuroria i ka propozuar Apelit që të prishë vendimin e Themelores dhe çështjen ta kthejë në rigjykim dhe rivendosje.

Ndërsa, përfaqësuesi i palës së dëmtuar M.J., avokati Millosh Deleviq, paraqiti ankesë për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, shkeljes së Ligjit Penal dhe vendimit mbi dënimin.

Deleviq i ka propozuar Apelit që aktgjykimin e ankimuar ta ndyshojë, ose ta prishë dhe lëndën ta kthejë në rigjykim.

Mbrojtësi i të akuzuarit Pepaj, avokati Arianit Koci, ka ushtruart ankesë për shkak të shkeljeve të dispozitave te Kodit të Procedurës Penale dhe vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.

Avokati Koci, Apelit i ka propozuar që të aporovhet ankesa si e bazuar, ndërsa pikën e parë të aktgjykimit ta ndryshojë, ashtu që i akuzuari Pepaj të lirohet nga akuza, apo të kthehet lënda në rigjykim.

Tutje, Koci ka parashtruar përgjigje në ankesën e Prokurorisë, ku i ka propozuar shkallës së dytë që të refuzojë si të pabazuar ankesën e Prokurorisë dhe të vërtetohet pika e dytë e aktgjykimin të ankimuar.

Po ashtu, avokati Koci ka parashtruar përgjigje edhe ndaj ankesës së avokatit Deleviq, dhe i ka propozuar Apelit që kjo ankesë të hudhet si e palejuar, por nëse kolegji gjen se është e lejuar, atëherë të refuzohet si e pabauzar.

Kurse, avokati Deleviq ka parashtruar përgjigje ndaj ankesës së avokatit Koci, duke i propozuar Apelit, që këtë ankesë ta refuzojë si të pabazuar.

Përgjigjë ndaj ankesës së Prokurorisë kanë parashtruar edhe të akuzuarit Maloku, Uka dhe Muqiqi, me propozimin që Apeli ta hudh poshtë ankesën si të pabazuar ndërsa aktgjykimin e Themelores ta lë në fuqi.

Ndërsa, Porkuroria e Apelit ka paraqitur parashtresën me shkrim, me propozim që të aporvohet ankesa e Prokurorisë Themelore, ashtu që të anulohet vendimi i ankimuar dhe çështja të kthehet në rigjykim.

Po ashtu, Prokuroria e Apelit ka propozuar që të hudhet si e palejuar ankesa e avokatit Deleviq, si dhe të refuzohen si të pabauzara përgjigjet në ankesat e Prokurorise dhe avokatit Deleviq, të avokatit Koci dhe përgjigjet në ankesë të parashtruara nga të akuzuarit Maloku, Uka dhe Muqiqi.

Gjetjet e Gjykatës së Apelit:

Përmes vendimit të përpiluar më 12 maj 2026, Apeli ka vlerësuar pretendimet ankimore të avokatit Koci, për pjesën dënuese të aktgjukimit në raport me të akuzuarin Pepaj, së bashku me shkresat e tjera të lëndës dhe pas vlerësimit të të gjitha shkresave, ka gjetur se ankesa është e bazuar dhe aktgjykimi i ankimuar për pjesën dënuese për të akuzuarin Pepaj, si në dispozitivin I të këtij aktgjykimi, duhet të anulohet dhe çështja të kthehet në rigjykim.

Në vijim, pas analizmit të aktgjykimit të ankimuar, shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, Apeli ka gjetur se ky aktgjykim është përfshirë më shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, në pjesën dënuese.

Sipas Apelit, aktgjykimit i mungojnë arsyet e qarta dhe konkrete për faktet vendimtare, përkatësisht nuk janë dhënë arsye të qarta lidhur me vlerësimin e gjendjes së fakteve të vërtetuara me provat e administruara.

Sipas Apelit, në këtë çështje penale gjendja faktike nuk është vërtetuar në mënyrë të plotë, ngase nga ekspertiza mjeko-ligjore dhe dëgjimi i ekspretit në seancë gjyqësore, ka pikëpamje të kundërta të cilat vënë në dyshim vërtetësinë e gjendjes faktike, e si rezultat i këtyre kontradiktave, aktgjyimi për pjesën e parë të dispozitivit është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe në vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.

Në vendimin e Apelit thuhet se në rigjykim, Themelorja duhet të eliminojë këto shkelje, të hartojë aktgjykimin sipas kërkesave ligjore, të procedojë edhe një herë më të gjitha provat, duke dhënë arsye edhe për faktet vendimtare, saktësisht dhe tërësisht t’i vërtetojë faktet të cilat janë janë të rëndësishme për marrjen e vendimit të drejtë dhe të ligjshëm.

Tutje, Apeli pas velrësimit të pretendimeve ankimore të Prokurorisë, ka gjetur se pjesa liruese e aktgjykimit nuk është e përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale të cekura nga Prokuroria, e as nuk ka shkelje të tjera të cilat do të kushtëzonin detyrimisht anulimin e tij.

Sipas Apelit, dispozitivi i dytë dhe i tretë i vendimit është i qartë, i kuptueshëm dhe konkret, si dhe është në përputhje të plotë me arsyetimin.

Më tej, në vendim të Apelit thuhet se kolegji penal pas vlerësimit të vendimit të ankimuar, përkitazi më pjesën liruese tëtij, vlerëson se Themelorja me të drejtë i ka liruar nga akuza të akuzuarin Pepaj për veprën penale “Manipulimi me prova” dhe të akuzuarit Maloku, Uka dhe Muqiqi për veprën “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerëve të tyre”.

Gjithashtu, Apeli ka gjetur se është i pabazuar dhe i paqëndrueshëm juridikisht pretendimi i Prokurorisë se me vendimin e ankimuar është shkelur Ligji Penal, pasi në rastin konkret gabimisht i ka vlerësuar bazat për përjashtimin e përgjegjësisë penale të të akuzarve, sepse Prokuroria nuk e ka arsyetuar këtë pretendim.

Ndërkaq, lidhur me vendimin për hudhjen si të paljeuar të ankesës së avokatit Deleviq, Apeli konstaton se në këtë ankesë ai përfshinë të gjitha bazat ankimore, ndërsa në brendësi të saj vërehet se pretendohet për bazat ligjore të cilat sipas dispozitave të procedurës penale, pala e dëmtuar nuk ka të drejtë ankese lidhur me ato baza, ndërsa, lidhur me vendimin mbi dënimin, në ankesën e paraqitur nuk është theksuar asnjë pretendim mbi këtë bazë, andaj kolegji penal si të tillë e hedhë poshtë si të palejuar.

Vendimi i Apelit është marrë nga kolegji i përbërë prej Kadrije Goga-Lubishtanit kryetare e kolegjit, si dhe anëtarët Valbona Musliu-Selimaj dhe Xhevdet Abazi.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 3 korrik 2023, ka ngritur aktakuzë kundër Korab Pepajt, Faton Malokut, Samet Ukës dhe Muhamet Muqiqit.

Dispozitivi i parë i aktakuzës e ngarkon Korab Pepajn se në cilësinë e zyrtarit policor, më 10 prill 2023, në rrugën magjistrale Leposaviq-Mitrovicë në pikën e kontrollit të automjeteve në fshatin Lozishtë, saktësisht te “Ura e Bistricës”, ka tentuar ta privojë nga jeta personin tjetër, të dëmtuarin M.J, ashtu që i pandehuri derisa ka qenë në detyrë zyrtare në pikë kontrollin e automjeteve në vendin e lartcekur, i ka dhënë shenjë me bateri që të ndalet të dëmtuarit M., e i cili ishte duke drejtuar automjetin e tij nga drejtimi i Leposaviqit në drejtim të Mitrovicës, ai nuk është ndalur dhe ka vazhduar rrugën.

Atëherë, aktakuza thotë se i pandehuri Pepaj ka shtënë dy herë me armën zyrtare, ku e ka goditur automjetin nga prapa dhe me atë rast vozitësi i automjetit M. është goditur me një plumb në krahun e djathtë, ku i dëmtuari ka pësuar lëndime trupore, plagë përshkuese nga arma e zjarrit në regjionin mbi klavikulën e djathtë, plagë shqyese ndrydhëse në regjionin e djathtë të pasëm të kokës, e që bëjnë pjesë në dëmtime të lehta trupore, me pasoja të përkohshme për shëndetin.

Me këtë, Pepaj akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentative” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

Aktakuza thotë se në ditën, kohën dhe vendin si në pikën e parë të dispozitivit, i pandehuri Korab Pepaj ka hequr dhe fshehur provat dhe atë dy gëzhojat e predhës së armës pas gjuajtjes me armë zyrtare, me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të sendit në procedurë zyrtare.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Manipulimi me prova” nga neni 389, par.1 të KPRK-së.

Kurse, dispozitivi i fundit i aktakuzës i ngarkon Faton Malokun, Samet Ukën dhe Muhamet Muqiqin se në cilësinë e zyrtarëve policorë të Njësisë Speciale, në kohën dhe vendin si më lartë, kanë qenë në detyrë zyrtare në pikën e kontrollit si më lartë, e të njëjtit kanë qenë në dijeni për identitetin e kryerësit të veprës penale “Vrasje në tentativë”, dhe nuk e kanë lajmëruar veprën penale dhe kryerësin e veprës penale tek eprorët e tyre.

Me këtë, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre” nga neni 378, par.1, pika 1.2 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kusari Lila: Qëndrimet e ndryshme brenda partive mund ta vështirësojnë konstituimin e institucioneve

Kusari-Lila reagon pas gjuajtjeve me vezë në Kuvend: Ishte diçka surreale, uroj të jetë qetësuar

Pesë shtetas të huaj shoqërohen në polici të Ferizajt, qëndronin në t’zezën në Kosovë

Pesë shtetas të huaj shoqërohen në polici të Ferizajt, qëndronin në t’zezën në Kosovë

MIT me apel për kujdes të shtuar në komunikacion

MIT me apel për kujdes të shtuar në komunikacion

Rama: S’do të lejojmë që pastrimi i kryeqytetit të sabotohet për arsye politike

Rama: Kosova s’është pronë e Kurtit, Kushtetuta s’është mjet për manipulime politike

Kosova U18 në hendboll mposht Britaninë e Madhe

Kosova U18 në hendboll mposht Britaninë e Madhe

Kusari Lila: Qëndrimet e ndryshme brenda partive mund ta vështirësojnë konstituimin e institucioneve

Kusari-Lila reagon pas gjuajtjeve me vezë në Kuvend: Ishte diçka surreale, uroj të jetë qetësuar

Pesë shtetas të huaj shoqërohen në polici të Ferizajt, qëndronin në t’zezën në Kosovë

Pesë shtetas të huaj shoqërohen në polici të Ferizajt, qëndronin në t’zezën në Kosovë

Zbulohen detaje për datën e prezantimit të iPhone 18

Zbulohen detaje për datën e prezantimit të iPhone 18

MIT me apel për kujdes të shtuar në komunikacion

MIT me apel për kujdes të shtuar në komunikacion

Shqipëria me inflacionin më të ulët në rajon, papunësia zbret në 8.4%

Shqipëria me inflacionin më të ulët në rajon, papunësia zbret në 8.4%

Rama: S’do të lejojmë që pastrimi i kryeqytetit të sabotohet për arsye politike

Rama: Kosova s’është pronë e Kurtit, Kushtetuta s’është mjet për manipulime politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën