TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes, kjo rrugë nuk ka zgjidhje

by Tëvë1
2 orë ago
4
A A
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes, kjo rrugë nuk ka zgjidhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se takimi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ka sjellë ndonjë përparim drejt një marrëveshjeje politike.

Pas përfundimit të takimit, Abdixhiku tha se dallimet ndërmjet dy partive mbeten të thella dhe se, sipas tij, nuk pret ndryshim të situatës pa ndryshuar edhe pozicionet politike të palëve.

“Jemi shumë, shumë, shumë larg ndonjë marrëveshje eventuale, nuk pres që të ndryshoj pa ndryshuar pozicionet politike të partive. Për LDK-në balanca institucionale është e domosdoshme dhe derisa nuk ka balancë, nuk mund të ketë as marrëveshje. Nëse qëndrojnë pozicionet e njëjta si të dhjetorit përfundimi është i njëjtë si tani”, ka thënë Abdixhiku.

Ai përsëriti se LDK nuk sheh asnjë arsye për shtyrjen e konstituimit të Kuvendit, duke theksuar se seanca duhet të mbahet dhe të përmbyllet zgjedhja e kryetarit dhe e Kryesisë së Kuvendit.

“Nuk kam lajme të reja, por jemi shumë, shumë largë marrëveshjes”, ka thënë ai.

Sipas Abdixhikut, përgjegjësia për zhbllokimin e procesit bie mbi partinë e parë, ndërsa vonesat vetëm sa e bëjnë më të vështirë arritjen e një zgjidhjeje politike.

“Për LDK dhe mua nuk ka asnjë arsye të vonohet konstituimi dhe të zgjedhet kryetari, kryesia. Sot duhet të ketë seancë. Është përgjegjësi e partisë se parë. Në çështje tjera sa më shume që vonohemi natyrisht që marrëveshja bëhet më e veshtirë. Nuk kam lajme të reja dhe ju them që jemi shumë shumë larg marrëveshjes. Përderisa nuk ka balancë institucionale nuk ka marrëveshje politike. Jam përpjekur me vullnet të mirë. Lehtë është me shkaktua zgjedhje të reja. Qëllimi im dhe i LDK-së ka qenë të gjindet zgjidhje jo kush kë po e mund e mashtron e po vonon. Ne këtë pikë me keqardhje të madhe them se jemi në një rrugë që nuk ka zgjidhje”, ka shtuar ai.

Takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut u zhvillua në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje që do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja. Megjithatë, nga deklaratat e pas takimit rezulton se palët mbeten larg një dakordimi.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Sveçla: Ndërkombëtarët duhet ta izolojnë Serbinë derisa Vuçiq të marrë masa ndaj Paunoviqit

Xhelal Sveçla ia ndalon përgjithmonë hyrjen në Kosovë drejtuesit të “Telekom Srbija”

Spitali i Gjakovës jep detaje nga aksidenti në Korenicë: 5 pacientë në trajtim, 4 lirohen në shtëpi

Spitali i Gjakovës jep detaje nga aksidenti në Korenicë: 5 pacientë në trajtim, 4 lirohen në shtëpi

​Mali i Zi dënon shqiptaren e re pse valëviti flamurin “Autochthonous”, reagon nënkryetari i Kuvendit, Nikollë Camaj

​Mali i Zi dënon shqiptaren e re pse valëviti flamurin “Autochthonous”, reagon nënkryetari i Kuvendit, Nikollë Camaj

Dalin detaje të reja për aksidentin në Gjermani ku humbën jetën tre kosovarë

Dalin detaje të reja për aksidentin në Gjermani ku humbën jetën tre kosovarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën