TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arrestimi i Osman Selmanit në Serbi, flet i biri: Akuzat për krime lufte janë të pabazuara, kemi dëshmi se ishte refugjat në Maqedoni

by Tëvë1
2 orë ago
2
A A
Arrestimi i Osman Selmanit në Serbi, flet i biri: Akuzat për krime lufte janë të pabazuara, kemi dëshmi se ishte refugjat në Maqedoni

Osman Selmani, shtetas i Kosovës, vazhdon të mbahet në paraburgim në Beograd, pasi u ndalua më 1 korrik në pikën kufitare Merdarë–Mutivodë, nën dyshimin për krime lufte.

Familja e tij i ka mohuar akuzat, duke thënë se ato nuk mbështeten në prova dhe se posedojnë dokumente që, sipas tyre, dëshmojnë se Selmani nuk ndodhej në Kosovë në kohën kur pretendohet se është kryer vepra penale.

Në një deklaratë për Tëvë1, djali i tij, Arben Osmani, tha se babai i tij tashmë ndodhet muajin e dytë në paraburgim dhe se familja beson se akuzat janë të pabazuara.

“Babai ynë, Osman Selmani, tashmë muajin e dytë ndodhet në paraburgim në Beograd, mbi bazën e një akuze për një vepër të pretenduar të krimit të luftës të kryer në qershor të vitit 1999 në Kosovë, për të cilën ne si familje konsiderojmë se nuk është e mbështetur me prova relevante. Familja Selmani ka siguruar vërtetimin origjinal të Komitetit të Kryqit të Kuq të Maqedonisë, si dhe deklaratën e përfaqësuesit të organizatës “Nëna Terezë” nga Resnja, të cilat dëshmojnë se e gjithë familja Selmani, në kohën kur pretendohet se ka ndodhur ngjarja në territorin e Prishtinës, ndodhej si familje refugjate në kamp, e më pas në strehim familjar në Resnjë, në Maqedoninë e sotme të Veriut. Presim që Gjykata në Beograd t’i shqyrtojë me kujdes këto dëshmi dhe fakte, të cilat tregojnë qartë rrethanat reale, dhe të marrë një vendim të drejtë, në mënyrë që sa më shpejt të mund ta përqafojmë përsëri babanë tonë. Na mungon babai ynë çdo ditë. Presim me besim ditën kur drejtësia do të vihet në vend dhe ai do të kthehet pranë familjes së tij”, ka thënë Arben Osmani për Tëvë1.

Sipas familjes, dokumentet e siguruara nga Komiteti i Kryqit të Kuq i Maqedonisë dhe deklarata e organizatës humanitare “Nëna Terezë” në Resnjë dëshmojnë se në qershor të vitit 1999 familja Selmani ishte e strehuar si refugjate në Maqedoninë e Veriut.

Familjarët shprehen se presin që këto prova të shqyrtohen nga autoritetet gjyqësore në Beograd dhe që, sipas tyre, të vërtetohet pafajësia e Osman Selmanit.

Tags: kufiri serbiosman selmanisebiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Konfirmohet dhe identifikohet  pranina  e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë

Konfirmohet dhe identifikohet pranina e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë

Gjendet veshje dhe paisje ushtarake të fshehura në puset në Mitrovicë Veri

Gjendet veshje dhe paisje ushtarake të fshehura në puset në Mitrovicë Veri

Kurti nuk konfirmon nëse sonte do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Kurti nuk konfirmon nëse sonte do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Kurti: Nuk kemi ende marrëveshje politike, qëndrimet nuk përputhen – ka dallim mes rezultatit zgjedhor e kërkesave të LDK-së

Kurti: Nuk kemi ende marrëveshje politike, qëndrimet nuk përputhen – ka dallim mes rezultatit zgjedhor e kërkesave të LDK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën