ASAP Rocky zbuloi rastësisht se partnerja e tij prej vitesh, Rihanna, është duke punuar në muzikë të re — ndoshta për albumin e saj të nëntë.
Në episodin më të fundit të emisionit The Jason Lee Show të BET, reperi i nga Harlem konfirmoi se fituesja e nëntë çmimeve Grammy është në studio pikërisht tani.
“Po, e thashë. Më fal, zemër. Vëlla, ajo punon. Po “gatuan”. Pa shaka,” tha Rocky, i cili ka tre fëmijë me Rihannën. “Dreqi e marrtë, do të futem në telashe për këtë.” u shpreh ai.
Kur Jason Lee sugjeroi që çifti të publikonte një album të përbashkët të dyfishtë, Rocky tha se do ta urrente nëse kjo ide do të bëhej realitet.
“Kjo është kot. Askush nuk do të na dëgjojë bashkë,” tha Rocky. “Unë bëj një lloj repi alternativ, të çuditshëm dhe subversiv. Kam një grup besnik fansash… Muzika që bëj unë është për një audiencë të veçantë, për njerëzit që e kuptojnë vërtet këtë.”
Kur Lee këmbënguli se një album i përbashkët do të kishte kuptim, Rocky u dorëzua me humor.
“Shiko, të premtoj se do të bëjmë një album vetëm për ty. Thjesht nuk do të publikohet kurrë. Vetëm mos e nxirr jashtë,” u përgjigj rep artisti.
Gjatë 10 viteve që kanë kaluar që nga publikimi i albumit të saj të tetë, Anti, Rihanna ka lënë herë pas here të kuptohet se ka qenë duke përgatitur albumin e saj të ardhshëm.
Të mërkurën, ajo publikoi një video ku shihej në festivalin Crop Over në Barbados, duke bërë edhe një referencë se ishte në studio. Një tjetër video, e publikuar në shkurt, e tregonte këngëtaren në studio deri në orët e para të mëngjesit.











