TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

6 persona sulmojnë një emigrant në Greqi, njëri prej tyre e qëlloi me armë zjarri

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
6 persona sulmojnë një emigrant në Greqi, njëri prej tyre e qëlloi me armë zjarri

Mediet greke raportojnë për një person të plagosur rëndë nga të shtënat që u dëgjuan në mesnatë në rrugët e Selanikut.

Sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për një emigrant, i cili është sulmuar nga një grup prej gjashtë personash njëri prej tyre e qëlloi me armë zjarri.

Sipas dëshmitarëve okularë, në vendngjarje janë dëgjuar të paktën tre të shtëna, raporton abcnews.al.

Nga informacionet që po shqyrtohen nga policia, mësohet se një nga 6 personat që dyshohet se janë përfshirë në ngjarjen e përgjakshme, para se të largohej nga vendi i ngjarjes, është kthyer dhe ka mbledhur gëzhojat për të mos gjetur gjurmë.

Ndërkohë i plagosuri ka arritur të shkojë në një pikë karburanti në kryqëzimin e rrugëve Venizelou dhe Lagada ku ka kërkuar ndihmë nga punonjësi, i cili ka telefonuar menjëherë ambulancën.

Sipas mjekëve emigranti i plagosur ka marrë plagë në kraharor dhe shpinë.

Të njëjtat informacione thonë gjithashtu se i riu është dërguar në spitalin Papageorgiou dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Hetimet nga autoritetet për identifikimin e autorëve vijojnë, ndërsa janë arrestuar gjashtë persona, të cilët nuk dihet ende nëse kanë lidhje me ngjarjen./abcnews.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Pesë arsyet përse veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elitar i Evropës

​Pesë arsyet përse veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elitar i Evropës

​Irani hap Ngushticën e Hormuzit për anijet tregtare, shënon rënie çmimi i naftës

​Irani hap Ngushticën e Hormuzit për anijet tregtare, shënon rënie çmimi i naftës

22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje fizike – Krejt çka ndodhi në protestën e opozitës në Shqipëri

22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje fizike – Krejt çka ndodhi në protestën e opozitës në Shqipëri

Tensione të forta në protestën e PD-së, hidhen mjete piroteknike pranë Kryeminisitrisë

Tensione të forta në protestën e PD-së, hidhen mjete piroteknike pranë Kryeminisitrisë

Operacion i Policisë në Pejë për krim të organizuar dhe armëmbajtje pa leje

Kapet sasi e narkotikëve dhe zbulohet një laborator droge në Pejë

Djali i dëshmorit shpjegon pse u përpoq t’ia ndalojë hyrjen Ramës në varrezat e dëshmorëve

Djali i dëshmorit shpjegon pse u përpoq t’ia ndalojë hyrjen Ramës në varrezat e dëshmorëve

Prishtina e Re dhe Ferizaj luajnë derbin e mbijetesës në Superligë

Prishtina e Re dhe Ferizaj luajnë derbin e mbijetesës në Superligë

Djali i një dëshmori kundërshton hyrjen e Përparim Ramës në varrezat e dëshmorëve

Djali i një dëshmori kundërshton hyrjen e Përparim Ramës në varrezat e dëshmorëve

Inspektorati ndërpreu punën në 34 vendpunishte

Inspektorati ndërpreu punën në 34 vendpunishte

Kryediplomati belg: Përpjekjet e Kosovës për rrugën e evropiane duhet të njihet nga BE

Kryediplomati belg: Përpjekjet e Kosovës për rrugën e evropiane duhet të njihet nga BE

Çmimi i naftës pa ndryshim, benzina ‘lirohet’ vetëm një cent

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën