Punimet e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës u ndërprenë, pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka kërkuar kohë shtesë për arritjen e marrëveshjes politike për emrin e një kandidati për president.
Kryetari i grupit parlamentar i Aleancës, Besnik Tahiri.
“Nuk ka krizë kushtetuese. Procedura është e pastër sikur loti. Krejt Kosova ka pritur sot që të formohet Kuvendi dhe të funksionojë shteti, kjo është tendencë që për lodhje dhe bllokadë, por ne nuk do të lodhemi”, tha Besnik Tahiri.
Ai shkoi se Vetëvendosje kishe kohë 30 ditë për të diskutuar me partitë.
“A patëm më shumë se 30 ditë kohë për të diskutuar me partitë? Nëse qëllimi ka qenë për të dalë nga ky rreth dhe për të pasur një vizion dyvjeçar, pse nuk është folur me partitë për presidentin? Nyja kryesore është te presidenti”, ka thënë Tahiri.








