Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë për 6 gusht.
Për dallim nga dita e djeshme, për 5 centë ka rënë çmimi i naftës dhe i benzinës në Kosovë të enjten.
Sipas vendimit të MINT-it të 3 korrik-ut, çmimet maksimale të lejuara janë:
Nafta (dizel): 1.72 euro për litër
Benzina: 1.45 euro për litër
Gazi: 0.60 euro për litër
MINT-i njofton se këto çmime do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00.
Ndërkaq, qytetarët që kanë ankesa lidhur me çmimet ose zbatimin e vendimit mund t’i adresojnë ato në adresën elektronike [email protected] ose përmes numrit pa pagesë 0800 11000.




