Një tërmet me magnitudë 2.6 ballë të shkallës Rihter u regjistrua sot në jug të Ulqinit, njoftoi Instituti i Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë.
Siç raportohet, epiqendra e tërmetit u regjistrua dy kilometra në jug të Ulqinit, në një thellësi prej 15 kilometrash.
Tërmeti u regjistrua në orën tre e një minutë.
Instituti tha se një tërmet i asaj magnitude nuk mund të kishte shkaktuar dëme materiale në zonën epiqendrore.







