Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka njoftuar se janë dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë tri lëndë për hetim, nën dyshimin për shpronësim dhe tjetërsim të kundërligjshëm të pronës publike.
Ajo ka thënë se mbrojta e pronës publike është obligim.
“Sot kemi dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë tri lëndë për hetim, duke kërkuar zbardhjen e dyshimeve për shpronësim dhe tjetërsim të kundërligjshëm të pronës publike. Mbrojtja e pronës publike është obligim i institucioneve dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve. Askush nuk mund të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme në dëm të interesit publik”, ka shkruar ajo.










