TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vuçiq e lavdëron Republikën Serbe: Po e pengon njohjen e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina

by tëvë1
3 muaj ago
1
A A
Vuçiq e lavdëron Republikën Serbe: Po e pengon njohjen e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina

Bosnja dhe Hercegovina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës vetëm për shkak të qëndrimit të Republikës Serbe në kuadër të këtij shteti, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq, i cili po qëndron në Republikën Serbe të Bosnjës, tha se Beogradi është mirënjohës ndaj këtij entiteti për raportet e afërta me Serbinë dhe për qëndrimin ndaj çështjes së Kosovës.

“Jemi shumë mirënjohës ndaj Republikës Serbe për afërsinë që ka ruajtur me ne, para së gjithash me qytetarët. Kemi arsye t’u jemi mirënjohës atyre. Vetëm falë Republikës Serbe, Bosnja dhe Hercegovina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, përndryshe në Sarajevë dhe Mostar mezi do të prisnin ta bënin këtë”, ka thënë Vuçiq sipas Blic, transmeton KosovaPress.

Deklarata e presidentit serb vjen gjatë vizitës së tij në Republikën Serbe, ku ai po zhvillon takime dhe po merr pjesë në aktivitetet përkujtimore lidhur me operacionin “Oluja”.

Sipas Vuçiqit, pozicioni i Republikës Serbe brenda Bosnjës dhe Hercegovinës ka qenë vendimtar në ruajtjen e qëndrimit të këtij shteti për të mos e njohur Kosovën.

“Nuk më kanë konsideruar kurrë mjaftueshëm serb”.

“Unë as nuk kam arrestuar serbë dhe nuk i kam dorëzuar në Hagë, edhe pse kam pasur kërkesa nga Haga. As nuk kam lejuar që dikush të shkëpusë pjesë të territorit të Serbisë. As nuk kam marrë pjesë në dëbimin e popullit serb.”

Ai shtoi se disa njerëz “në fjalë paraqiteshin si nacionalistë të mëdhenj”, por sipas tij, kur vinin presione nga jashtë, vepronin ndryshe.

“Nuk lejojnë që gjuha serbe të jetë zyrtare në Mal të Zi”

Duke folur për termin “serbët e Kroacisë”, Vuçiq tha se kjo nuk është vetëm një përcaktim gjeografik, por një mënyrë për t’i vendosur serbët si pjesë të dikujt tjetër.

“Ne jemi ‘serbë të dikujt’, sepse gjoja i përkasim dikujt tjetër. Jo, ne jemi vetëm serbë, por kemi heshtur për dekada ndaj këtyre gjërave.”

Ai tha se në Mal të Zi rreth 50% e njerëzve flasin serbisht, por sipas tij gjuha serbe nuk mund të bëhet gjuhë zyrtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti takohet me presidenten e BERZH-it, diskutojnë investimet në Kosovë

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Nëntë persona ndalohen për mashtrim me Call Center, dy prej tyre dyshohet se sulmuan policët

“Buka e gojës nuk guxon të paguhet me jetë”, Ramadani reagon për vdekjet në KEK

Ramadani: Presidentja ka përdorur veton ndaj Ligjit për Specialen, gjithçka mund të nisë nga zero

Mbi 1 mijë euro mallra të padeklaruara zbulohen në Vërmicë

Nesër ndalet përkohësisht ngrohja në Prishtinë, Termokos tregon arsyen

Nis ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së, të pranishëm krerët shtetërorë

Nis ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së, të pranishëm krerët shtetërorë

Dështon seanca e Apelit ndaj policit të akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Aktakuzë për mashtrim në prokurim publik, dyshohet se u falsifikua certifikata për tenderë mbi 500 mijë euro

Mbi 1 mijë euro mallra të padeklaruara zbulohen në Vërmicë

Mbi 1 mijë euro mallra të padeklaruara zbulohen në Vërmicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën