Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, po raportohet se është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Sipas raportimi, Aliu po merret në pyetje në lidhje me një rast të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte ministër në Qeverinë Kurti, pozitë të cilën e mbajti deri në gusht të vitit 2025, kur dha dorëheqje.
Bëhet fjalë për rastin e ambalazhuesve të ujit.
Nga Prokuroria Speciale nuk kanë dalë me konfirmim ende.







